Meksi: Polit të Lirisë, i kanë grabitur votat
Kryetari i Koalicionit Poli i Lirisë, Aleksandër Meksi, theksoi se kodi zgjedhor ishte ai që solli dështimin e këtyre zgjedhjeve, dhe se është shumë e nevojshme krijimi i një kodi të ri zgjedhor i cili do të sillte realizimin e standardeve të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Ai deklaroi se do të ishte një fatkeqësi në rast se në parlamentin e ardhshëm nuk do të ishin partitë e vogla të cilat janë parti me traditë dhe kanë kontribuuar në krijimin e demokracisë në vend. Sipas tij ky kod i cili veproi në këto zgjedhje ishte një bashkëpunim Berisha-Rama, që kishin si qëllim eliminimin e partive të cilat mund tu prishnin punë në realizimin e interesave të tyre, dhe kanë futur në parlamentin e ardhshëm partitë lokale të cilat do të jenë thjeshtë lodra në duart e tyre. Meksi theksoi se manipulimet e tepërta kanë qenë ato të cilat kanë nxjerrë jashtë loje koalicioni Poli i Lirisë, dhe partitë e tjera të vogla. Sipas tij është shumë normale që partitë e vogla dhe koalicioni Poli i Lirisë, të mendojnë se votat e tyre janë vjedhur nga partitë e mëdha, për arsye se ato vazhdimisht po bllokojnë procesin e numërimit të votave.