Shehi: Të ndryshohet kodi zgjedhor
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka kundërshtuar kodin zgjedhor, që sipas tij nuk ishte kodi i cili mund të sillte një përmirësim të zgjedhjeve në Shqipëri. Shehi theksoi se disa vota të partive të vogla kanë rritur shumë partitë e mëdha të cilat për diferencë fare të vogël votash kanë mundur që të marrin një mandat më shumë,
duke shtuar se votat e partive të vogla kanë qenë ato që kanë bërë diferencën në Sipas tij në Shqipëri është e nevojshme hartimi i një kodi të ri zgjedhor, dhe për të arritur në zgjedhje të tjera vendit i nevojitet përkohësisht një qeveri teknike dhe më pas të zhvillohen serish zgjedhje të reja. Shehi deklaroi se shumë vota të koalicionit "Poli i Lirisë", janë vjedhur. se procesi i numërimit të votave degjeneroi, dhe për këtë arsye LZHK-ja do të ankimojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një ankesë për të rinumëruar edhe një herë ato kuti votimi ku mendohet se ju janë vjedhur votat. Gjithashtu ankesa për vjedhje votash kanë patur edhe disa parti të tjera të vogla të cilat rrezikojnë që të mos jenë pjesëmarrëse në parlamentin e ardhshëm për faktin se nuk kanë mundur që të marrin asnjë mandat.