Milo: Partitë e mëdha grabitën të voglat
Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo ka deklaruar se ata që përgatitën këtë kod dhe projektuan atë për pak ia arritën qëllimit që të eliminonin partitë e vogla, sepse ky ishte synimi i këtij kodi. Por, duke bërë këtë rrezikonin shumë dhe pushtetin e tyre, ata të Partisë Socialiste harruan se kjo do tu kthehej në një bumerang kundër tyre duke humbur zgjedhjet.
Ai i bëri thirrje Partisë Socialiste që të ndahet nga ata njerëz të cilët kishin projektuar këtë kod zgjedhor të cilët i sollën humbjen së majtës. Milo theksoi se manipulimi i votave është një strategji mbarëkombëtare e djathtë dhe e majtë, që është përdorur për manipulimin e votave, por konkretisht e djathtë për partinë e tij. Mili tha se zonat ku PDS pretendon dhe i ka me fakte konkrete se ju është manipuluar dhe ju është vjedhur vota, është Vlora, Tirana, Fieri, Shkodra dhe Gjirokastra.