Berisha, politikë me përurime rrugësh para zgjedhjeve 2009
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2009 e afrojnë Kryeministrin Sali Berisha pranë elektoratit. Shefi i qeverisë ka lënë pas dore udhëtimet e tij diplomatike jashtë vendit, për t‘u angazhuar rrënjësisht në politikën e brendshme. Strategjia e Kryeministrit për t`u afruar me elektoratin është një fushatë inaugurimesh të disa prej akseve rrugore. Në turin e vizitave të kreut të qeverisë, një vend të rëndësishëm ka zënë edhe pankarta "Shqipëria në NATO", duke e përdorur këtë si shenjë suksesi të qeverisë që ai drejton. Kryeministri Berisha ka kaluar fundjavën e dytë jashtë Tiranës, për të inauguruar projekte të rëndësishme infrastrukturore në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ndërkohë që vizita të tjera priten të pasohen në ditët në vazhdim. Qeveria ka vënë në dispozicion të këtyre projekteve rrugore 1/5 e buxhetit për vitin 2008. Kjo pjesë e buxhetit të këtij viti do të përdoret totalisht për rikonstruksionin e akseve kryesore rrugore që lidhin Shqipërinë me Malin e Zi, Greqinë, Maqedoninë dhe Kosovën. Ndër projektet në fushën e infrastrukturës, Këshilli i Ministrave ka përfshirë në financimet që do të bëhen nga buxheti i shtetit për vitin që vjen rikonstruksionin e gjithsej 9 akseve rrugore. Për të kënaqur kërkesat e deputetëve demokratë dhe për të qenë më afër elektoratit për zgjedhjet e 2009-ës, Kryeministri Berisha dhe kabineti i tij qeveritar kanë vendosur 73 miliardë lekë të buxhetit të shtetit në funksion të ndërtimit dhe rregullimit të rrugëve, të cilat në pjesën më të madhe të vendit janë në kushte shumë të këqija dhe ngelen shumë mbrapa standardeve rrugore. Pjesa masive e deputetëve demokratë kanë kërkuar nga Kryeministri Berisha shtrimin e rrugëve në zonat e tyre elektorale. Në kërkesën drejtuar Kryeministrit janë përfshirë edhe ministrat e kabinetit, si ministri i Financave, Ridvan Bode, për autostradën Qafë Thanë-Korçë dhe ministri Genc Ruli për rrugën Tepelenë-Gjirokastër. Një vëmendje të veçantë në buxhetin për infrastrukturën do të ketë aksi Durrës-Kukës-Morinë, që do të lidhë vendin tonë me Kosovën, rruga Qafë Thanë-Plloçë, që do të jetë urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe aksi Bulqizë-Pllatë që do të fuqizojë marrëdhëniet me Maqedoninë. Vetë Kryeministri Berisha, duke mbrojtur buxhetin e qeverisë së tij në Kuvend, ka deklaruar se kabineti që drejton është fokusuar më shumë te projektet e mëdha, si ndërtimi dhe rikonstruksioni i akseve rrugore. Në buxhetin e 2008-ës, qeveria do të mbulojë shpenzimet prej 400 milionë lekësh për rrugën e cilësuar nga mazhoranca si projekt i shekullit, Durrës-Kukës-Morinë. Për rikonstruksionin e aksit Qafë Thanë-Plloçë dhe kryesisht edhe për autostradën Korçë-Qafë Thanë, do të përdoren nga buxheti rreth 80 milionë lekë. 74 milionë do të shfrytëzohen për rrugën Levan-Tepelenë dhe 100 milionë janë planifikuar në buxhet për autostradën Fier-Vlorë.
Buxheti për rrugët
Rikonstruksioni i rrugëve të parashikuara nga qeveria për vitin 2008 ka si qëllim arritjen e marrëveshjeve dypalëshe të tregtisë mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje. Për vitin 2008, qeveria ka planifikuar për infrastrukturën një buxhet prej 73 miliardë lekësh, ku pjesa më e madhe e tyre do të shkojnë në ndërtimin e projekteve të mëdha publike, duke filluar nga rruga Durrës-Kukës-Morinë, autostrada Qafë Thanë-Korçë dhe autostrada që do të lidhë Fierin dhe Vlorën. Në buxhetin e 2007-ës ishin planifikuar rreth 41 miliardë lekë investime në fushën e infrastrukturës, ndërsa në buxhetin e 2008-ës qeveria ka planifikuar të shtojë fondet, duke e rritur buxhetin me 22 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Ndërtimi i akseve
1/5 e buxhetit të 2008-ës do të përdoret për të financuar projektet në infrastrukturë, të përqendruara kryesisht në ndërtimin e rrugëve. Aksi rrugor Shkodër-Hani i Hotit, rruga Konispol-Sarandë, rruga Tepelenë-Gjirokastër, dhe rruga Dhërmi-Himarë-Qeparo-Sarandë do të jenë ndër të parat që do t‘i nënshtrohen rikonstruksionit me financim nga buxheti i shtetit.
Infrastruktura rrugore është një pikë kryesore e qeverisë për të realizuar planin e saj për ndërtimin e rrugëve kombëtare strategjike rajonale. Të tjera akse që do të përfitojnë nga financimi i drejtpërdrejtë i buxhetit të shtetit janë rruga Durrës-Kukës-Morinë, për të cilën qeveria ka lënë edhe shumën më të majme në krahasim me rrugët e tjera. Në programin e qeverisë është planifikuar të nisë rregullimi i rrugës Qafë Thanë-Plloçë, rrugës Bulqizë-Pllatë, rrugës Lushnjë-Fier-Vlorë dhe rrugës Fier-Tepelenë.
Rrugët që do financohen para zgjedhjeve të 2009-ës
Rruga Durrës-Kukës-Morinë
Rruga Qafë Thanë-Plloçë
Rruga Bulqizë-Pllatë
Rruga Lushnjë-Fier-Vlorë, 100 milionë
Rruga Fier-Tepelenë, 74 milionë
Rruga Shkodër-Hani i Hotit
Rruga Konispol-Sarandë
Rruga Tepelenë-Gjirokastër
Rruga Dhërmi-Himarë-Qeparo-Sarandë