E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, gjendet i vdekur fëmija 13 vjeç

Trupi i pajetë i një djali 13 vjeç nga fshati Blliçe i Rrethit Dibrës është gjetur dje në ujërat e rezervuarit të Gramës, pranë fshatit të tij. Policia lokale njoftoi se gjatë orëve të paradites është gjetur trupi i pajetë i 13-vjeçarit Kujtim Daci. Nga hetimet paraprake rezultoi se vdekja e fëmijës nuk ka ardhur për shkak të asfiksisë, por nga një shpërthim eksplozivi. Policia dyshon se fëmija ka qenë duke gjuajtur peshk me dinamit dhe një plasje e pakontrolluar e eksplozivit i ka marrë jetën. Mësohet se hetimet janë përqendruar në gjetjen e personave të tjerë që kanë qenë me të miturin në momentin e incidentit tragjik.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›