E Shtunë, 31 Tetor 2026

E la e dashura, vetëvritet i riu

Historia e dashurisë që ka marrë fund ka çuar një 23-vjeçar drejt vetëvrasjes. Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjesin në qytetin e Pogradecit. Ervin Josifi, 23 vjeç, është gjetur nga të afërmit i varur në litar dhe shkak për këtë është bërë fejesa e të dashurës së tij me një tjetër person. Sipas të dhënave nga ana e policisë, Ervin Josifi sapo kishte mbaruar studimet në Universitetin e Korçës dhe priste të kurorëzonte lidhjen e tij. Pasi kjo ka dështuar, i riu ka kaluar një gjendje të rënduar shpirtërore, duke arritur deri në vetëvrasje. Kjo është e treta vetëvrasje që shënohet brenda një muaji në Qarkun e Korçës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›