Fier, plagosje me thikë në funeral
Një ceremoni mortore që po zhvillohej gjatë mesditës së djeshme për pak ka përfunduar me një tjetër viktimë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit dhe protagonistë janë dy kushërinj. Taqo Goga, 45 vjeç, ka shfrytëzuar mungesën e vëmendjes të njerëzve që merrnin pjesë në varrim dhe ka qëlluar me thikë kushëririn e tij, Roland Divia, 40 vjeç. Policia tha se agresori, i cili u arrestua, është person me probleme mendore dhe e akuzonte kushëririn si shkaktar të divorcit të tij. Ndaj autorit të plagosjes u mor masa e arrestit, ndërkohë që i plagosuri është ende në spital, por jashtë rrezikut për jetën.