Reali, 30 milionë euro për De Rosin
Pas Kaka, Kristiano Ronaldos, Albiol e Benzema, tashmë Reali i Madridit synon Daniele De Rosin. Kjo është bërë e ditur nga e përditshmja "Marca", që theksonte se ndërmjet klubit "merengues" dhe verdhekuqve "kanë filluar kontaktet e para". Mesfushori i Kombëtares italiane është pjesë e atij që cilësohet "plani B", të cilin Perez do ta zbatojë nëse Liverpuli nuk do të ulë pretendimet financiare për kartonin e Ksabi Alonsos. Ndryshimi i strategjisë në merkato ka ardhur pas rritjes artificiale të çmimeve të futbollistëve, shkaktar i të cilit është pikërisht Reali, me 216 milionë eurot e shpenzuara brenda një muaji. Pasi bleu dy prej yjeve më të mëdha të futbollit modern, tashmë "Don Florentino" duket se ka vendosur të mos bëjë më "çmenduri" për blerjet e tjera. Gazeta spanjolle theksonte se bisedimet për De Rosin favorizohen nga fakti që Roma ndodhet në vështirësi të theksuara ekonomike, ndërsa oferta që në "Santiago Bernabeu" kanë përgatitur kap shifrën 30 milionë eurove. Madje, ajo pretendonte se në shumë raste, lojtari ka paraqitur dëshirën për t‘u transferuar në një klub të madh të Europës, pavarësisht se ai është betuar se nuk do ta tradhtojë asnjëherë klubin roman. Për blerjen e 26-vjeçarit, në Madrid janë të gatshëm të paguajnë para "të thata", sepse nuk flitet për përfshirjen e ndonjë lojtari tjetër në marrëveshje. Ky është një detaj i rëndësishëm, pasi iberikët duhet të largojnë shumë lojtarë, mes të cilëve holandezët: Huntelar, Shnajder, Van der Vart e Roben, si edhe Negredo, Garai e Diarra, të cilët mund t‘i shërbejnë skuadrës së Spaletit dhe do të ulnin çmimin e De Rosit.
Por, sapo u përhapën lajmet për interesimin e Realit, drejtuesit e Romës vendosën të ngrinin çmimin e mesfushorit. Bruno Konti, përgjegjësi teknik i Romës, deklaroi: "Mund t‘ju konfirmoj atë që kemi thënë deri më tani: Daniele nuk është në shitje. Gjithsesi, do të thosha se edhe 40 milionë euro, do të ishte një shifër e vogël për këtë lojtar". Sipas "Marca"-s, pas De Rosit, Perez ka edhe dy alternativa të tjera për qendrën e mesfushës: lojtari tjetër i verdhekuqve, Akuilani dhe D‘Agostino i Udinezes. Dy "axurrët" cilësohen opsione të mira për të ardhmen e klubit dhe kostot financiare janë dukshëm më të ulëta. Problemi i çmimeve që kanë arritur majat, është vënë në dukje edhe nga drejtori i përgjithshëm, Horge Valdano. Ai theksoi se Reali vazhdon të ndjekë Alonson dhe marrëveshja mund të realizohet vetëm nëse Liverpuli ul kërkesën që tashmë është 47 milionë euro. Valdano zbuloi edhe ndryshimin e objektivave në merkato, pasi kërkesat për Riberi, Çesk Fabregas dhe Maikon janë tepër të larta. "Ksabi është një lojtar që na ka interesuar gjithmonë, por së fundmi çmimi është rritur ndjeshëm për shijet tona. Gjithsesi, nuk përjashtohet që ai të bëhet pjesë e skuadrës", tha Valdano. "Riberi duket sikur nuk do të largohet. 80 milionë eurot e pretenduara nga Bajerni për francezin, janë mënyra tjetër e refuzimit, pasi kanë thënë disa herë ‘jo‘. Fabregas është i ngjashëm në lojën e tij me Kaka, ndërsa për Maikon na kërkuan 40 milionë euro. Nuk kemi nevojë për të, pasi në atë rol luan Serxho Ramos". Ndërkohë, bëhet e ditur se Karim Benzema mund të mbajë fanellën me numrin 19. Prezantimi i talentit francez, që kushtoi 35 milionë euro, do të bëhet sot në orën 21:00.