Berisha pret ambasadorin e Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pula, vazhdon misionin diplomatik, duke zhvilluar një takim me shefin e qeverisë, Sali Berisha. Pasi i përcolli përshëndetjet më të përzemërta dhe vëllazërore të Presidentit Sejdiu, Kryeministrit Thaçi, ministrit të Jashtëm Hyseni, i ngarkuari me punë i Kosovës falënderoi Kryeministrin Berisha për përkrahjen e jashtëzakonshme e të vazhdueshme që ai personalisht dhe qeveria shqiptare, i dhanë rrugëtimit të Kosovës për liri e pavarësi. Në vijim, Pula i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen e thellë të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për projektin e rrugës Durrës-Kukës-Morin.