Vasili: Rama shantazh të rrezikshëm medias
Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi dje atë çka e cilësoi mentalitet shantazhues të Edi Ramës ndaj medias. Sekretari i përgjithshëm Petrit Vasili tha se ky është një rrezik shumë i madh qoftë për sot, ashtu dhe për nesër, për një Shqipëri evropiane dhe demokratike. Ky deklarim sipas Vasilit erdhi pas denoncimeve publike të drejtuesve të mediave dhe konkretisht ato që bëri në emisionin "Top Story", Drejtori i Televizionit Ora Neës, Alfred Peza. Vasili konstatoi se këto janë dëshmi të presionit skandaloz, të turpshëm të censurës së paskrupullt që Edi Rama ushtron mbi fjalën e lirë dhe median e pavarur, ndryshe ndaj medias së pakontrolluar prej tij.