E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha prezanton kandidat në Peqin, Dashamir Sulën

16/05/2005  Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar dje drejt qytetit të Peqinit, ku ka prezantuar kandidatin për deputet të zonës numër 51, Dashamir Sula. Berisha në fjalën e tij, pasi ftoi elektoratin të votojë për kandidaturën e Sulës, tha se vota kundër qeverisjes së majtë, në radhë të parë, është votë kundër monopoleve që ka krijuar në 8 vjet qeverisja socialiste. Sipas tij, PD vjen në këto zgjedhje me një platformë të qartë, e cila zgjidh problemet e punësimit, strehimit, ekonomisë dhe mirëqënies. Në këtë takim, kryetari i PD-së shoqërohej nga kryerepublikani Fatmir Mediu. Kandidati Sula, është kandidat i propozuar nga PR-ja, por që në këtë përballje elektorale, kandidon nën siglën e PD-së. Nga negociatat me demokratët, republikanët kanë marrë tre zona të lira elektorale, ndërkohë që kanë deklaruar se do të luftojnë të marrin votat në proporcional. Vetëm një ditë më parë, kreu republikan Fatmir Mediu, gjatë prezantimit të kandidatëve në qytetin e Korçës, tha se PR e mbështet fushatën e saj në ngritjen e shtetit ligjor, i cili sipas tyre, nuk mund të vijë pa kthimin e pronës tek pronari

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›