E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leka Zogu zbret në Vlorë për kandidatët e LZHK

16/05/2005  Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ka prezantuar dje në qytetin e Vlorës, kandidatët për deputetë që do të garojnë nën siglën e kësaj lëvizjeje në qytetin bregdetar. Në këtë prezantim, merrte pjesë dhe kryetari i LZHK, Leka Zogu, i cili u shpreh se kjo lëvizje qëndron jashtë strukturave partiake dhe si qëllim të parë, ka zhvillimin e vendit. "Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, është jashtë strukturave partiake dhe ka si qëllim mbështetjen e vëndit në ecjen përpara, dhe jo si synim partitë. Duhet që të kemi një synim të qartë të prespektivës sonë, atë të zhvillimit kombëtar, pasi kështu arrijmë prosperitetin e vendit në gjithë trojet e tij etnike" tha Zogu. Kandidatura të LZHK-së për qytetin e Vlorës, janë prezantuar emrat e Mallëngjim Skënderaj,Sulejman Abazi, Shkëlqim Lepnecka, Afrim Ypi dhe Gajtaz Aliko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›