Kapet pas dy vjetësh trafikanti
Fier
Një 23-vjeçar nga Rrethi i Fierit u arrestua dje paradite, pasi kërkohej për prodhim dhe shitje bimësh narkotike. Denis Mërnica, lindur e banues në fshatin Sulaj të Komunës Dërmënas ishte dënuar me 4 vjet burg, por lëvizte i lirë prej dy vjetësh. Burimet zyrtare të policisë Fier pohojnë për “Shqip” se gjatë arratisë, Mërnica ka qenë për pak kohë në Kosovë dhe më pas është fshehur në fshatin e banimit, Sulaj. Policia ka mundur të marrë informacionin për vendndodhjen e tij dhe pas një kontrolli të papritur në banesë ka mundur të vërë atë në pranga. Ai është dënuar së bashku me tetë bashkëpunëtorë, pasi kanë tentuar të dërgojnë në Itali rreth 600 kg kanabis.
#