Berisha prezanton reformat në "Crans Montana"
Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar dje reformat e ndërmarra nga qeveria në një darkë pune në Monte Carlo, të organizuar nga Presidenti i Fondacionit "Crans Montana Forum", Paul Carteron.
Gjatë darkës Kryeministri Berisha bisedoi gjerësisht me zëvendëspresidentin e BE-së për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë, Barrot dhe të pranishmit e tjerë mbi reformat dhe progresin në Shqipëri në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kryeministri Berisha u ndal veçanërisht në reformat në fushën ekonomike dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin. "Nga ana e tyre, pjesëmarrësit në këtë darkë vlerësuan progresin që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian", thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave. Gjithashtu ata përgëzuan Kryeministrin Berisha për marrjen e ftesës së anëtarësimit në NATO nga Shqipëria, në Samitin e Bukureshtit, më 3 prill.