Spektakël dhe debat për moralin në politikë
Fondacioni "Qemal Stafa" organizoi një mbrëmje spektakli dhe debati me të rinjtë në qytetin antik të Apolonisë në Fier. Tema e këtij debati ishte morali në politikë dhe përfshirja e të rinjve në të.
Ishin rreth 450 të rinj të ardhur nga Fieri, Lushnja dhe Berati, të cilët ishin aktivë në diskutimin e bërë në qytetin antik. Drejtori ekzekutiv i fondacionit, Sajmir Tahiri tha se, "mishërimi më i mirë i politikës së pamoralshme është kjo maxhorancë dhe ky kryeministër. Janë këta njerëz që meritojnë një leksion të fundit nga të gjithë shqiptarët që besojnë tek vetja dhe tek njëri-tjetri, një leksion të fundit morali nga të gjithë ata shqiptarë që kanë një vizion për të ardhmen e vendit, si dhe vullnetin dhe energjitë e nevojshme për ta bërë atë realitet". Publicisti i njohur Mentor Nazarko, gjatë fjalës së tij, kërkoi demokratizimin e mënyrës së zgjedhjes së liderëve në politikë". "Kjo fillon që nga zgjedhjet në parti, zgjedhje që duhet të sigurojnë përfshirjen e të rinjve në politikë, të atyre të rinjve që politikën e moralshme edhe sot këtu në këtë takim e kanë zgjedhur si një model të vlefshëm, pas të cilit duhet të dedikohen për të bërë më të mirë këtë mjedis politik që sot vuan nga gjurmët e imoralitetit". Një trupë e harqeve nga Tirana shoqëronte çdo diskutant. Humoristi Agron Llakaj, duke folur për moralin në politikë tha se, "sot jemi pranë e pranë njëri-tjetrit, e kjo mjegull imoraliteti nuk na lejon më të shohim as njëri-tjetrin". "Në qoftë se më duhet të flas për imoralitetin e Partisë Socialiste, mund të them me plot gojën se ajo prodhoi një imoralitetet të madh, dhe ky ishte Fatos Nano. E tani që sytë tuaj, të rinj e të reja me idealizëm, më vjen të besoj edhe një herë se mund të kemi përsëri politikë të moralshme. Por për këtë nuk mjafton morali i çdo individi, duhet të bashkohemi në emër të moralit dhe vlerave tona për t'i përplasur në fytyrë të vërtetën asaj politike që gënjen e mashtron", tha Llakaj. Takimi i Apolonisë vjen pas një spektakli tjetër të suksesshëm të këtij fondacioni, pak javë më parë në bregdetin e Vlorës.