E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj do hartojë rezolutën për Ukrainën

Aleksandër Biberaj do të jetë deputeti i parë shqiptar, që do të zgjidhet si përfaqësues i KE-së për të përgatitur një raport, bashkë me rezolutën dhe rekomandimet përkatëse. 

Komiteti Politik i KE-së ka miratuar propozimin e Grupit Parlamentar të PPE-së, që deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, njëkohësisht kryetari i Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së të jetë përfaqësues i KE-së për të zbardhur se çfarë ka ndodhur realisht në Ukrainë dhe në ish-republikat e tjera të Bashkimit Sovjetik, gjatë viteve 1932-1933. Në këto vite, regjimi i Stalinit po aplikonte me dhunë politikat çnjerëzore të shpronësimeve dhe të kolektivizimeve masive. Vendi u përball gjatë kësaj kohe me një terror politik të jashtëzakonshëm, që në histori njihet si "terrori masiv i urisë", me pasojë vdekjen e miliona njerëzve në Ukrainë, si dhe në ish-republikat e tjera të Bashkimit Sovjetik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›