“PS-PD po ndajnë pushtetet”
Kryetari i LSI-së ka akuzuar dy partitë PD-PS për pseudoreforma në këmbim të pushteteve dhe korrupsionit.
Aristir Lumezi
Këtë deklaratë Meta e bëri gjatë mbledhjes së zgjeruar të Këshillit Drejtues Kombëtar. "Vetëm njerëz, të cilët kanë mentalitet autoritar, njerëz të cilët nuk dinë se çfarë është opozita, njerëz të cilët nuk kanë objektiv politik shkurtimin e ditëve të kësaj qeverie të dështuar dhe antipopullore, të cilët nuk kanë qëllim dorëheqjen apo largimin e Sali Berishës, por ndarjen e pushtetit dhe të korrupsionit me të cilin mund të justifikojnë pseudoreforma të tilla. Sot dëgjojmë shpesh të flitet për politika përtej të majtës dhe të djathtës. Madje, bëhet thirrje dhe për shuarjen e pluralizmit politik. Në sistemet demokratike, ajo çka është përtej të majtës dhe të djathtës është ndarja dhe pavarësia e pushteteve, dhe jo kontributi apo bashkëpunimi për t'i vënë ato nën thundrën e partisë shtet", tha Meta. Kreu i LSI-së tha se vetëm partia që ai drejton po bën dhe do të bëjë opozitën e vërtetë në këtë vend. "Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur një filozofi tjetër, të qartë të opozitarizimit dhe të luftës politike kundër Sali Berishës dhe keqqeverisjes së tij. Kjo është opozita me zë të fortë dhe jo me zë të mekur", tha Meta. Edhe dje kreu i LSI-së përsëriti kërkesën e tij për dorëheqje të Kryeministrit Berisha, sepse, sipas tij, pas tragjedisë së Gërdecit ai s'ka moral të qeverisë shqiptarët. "Berisha duhet të dorëhiqet, sepse ai nuk ka asnjë të drejtë morale të qeverisë më shqiptarët, sidomos pas tragjedisë së Gërdecit, ku ai rezulton i përfshirë kokë e këmbë. Sepse, ai jo vetëm që ka thyer të gjitha premtimet për luftën kundër korrupsionit, por ai ua kaloi të gjithëve në korrupsion, sepse për hir të korrupsionit ai nuk kurseu as jetët e njerëzve, për fat të keq, në Gërdec", tha Meta.
Milo: E majta e bashkuar për Kodin Zgjedhor
Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, propozon bashkimin e të gjitha partive të majta për diskutimin dhe hartimin e reformës zgjedhore. Gjatë fjalës së tij në kongresin e gruas të PDS-së, Milo vuri theksin në nevojën e bashkimit të së majtës për të arritur fitoren e saj në 2009. "Partitë e majta të opozitës të ulen edhe një herë në tryezë, të diskutojnë me një frymë besimi reciprok, për të bërë atë çfarë është e mundur të bëhet, me qëllim që të mbajmë një qëndrim të përbashkët gjatë diskutimit për Kodin Zgjedhor, si një nga mundësitë e pakta dhe të fundit për të arritur në një marrëveshje të ndershme, që mund të na çonte të gjithëve së bashku në zgjedhjet e ardhshme parlamentare", tha Milo. Por kreu i PDS-së nuk harroi të akuzojë dhe Kryeministrin Berisha për keqqeverisjen e vendit. "Gërdeci nuk është ajo që zoti Berisha ka dashur të na shesë gjatë këtyre tre vjetëve për tolerancën zero ndaj korrupsionit. Gërdeci është toleranca maksimale ndaj korrupsionit dhe krimit shtetëror", tha Milo.