Ligji i spiunëve, prej 2 vitesh fle në Kuvend
Prej më shumë se dy legjislaturash, Parlamenti shqiptar nuk ka miratuar ligjin "Për krimet kundër komunizmit", si dhe për hapjen e dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit.
BLEDAR HOTI
Nisma e parë për hapjen e dosjeve u paraqit nga kryedemokristiani Nard Ndoka, gjatë legjislaturës parlamentare 2001-2005, por ajo nuk u votua në Kuvend, madje pati edhe debate të shumta, duke bërë që mes maxhorancës dhe opozitës të ketë një përplasje me pseudonime spiunësh. Që nga shtatori i vitit 2005 dhe gati tre vjet nga ardhja në pushtet e të djathtëve nuk është miratuar akoma ligji "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore dhe së të zgjedhurve". Më shumë se një vullnet politik për votimin e këtij ligji, dy kampet e politikës shqiptare kanë tundur "dosjet" dhe kanë shkëmbyer pseudonime duke akuzuar njëra-tjetrën se në gjirin e tyre ka spiunë, ose bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të Shtetit. Që nga viti 2006 dhe deri më tani, në axhendën e punimeve të Kuvendit, në programet dy javore apo tre mujore kanë qëndruar tre projektligjet e partive të ndryshme, por asnjëherë komisioni parlamentar i Ligjeve nuk ka marrë mundimin që t'i shqyrtojë draftet e paraqitura.
Tre draftet
Në sirtarët e komisionit parlamentar të Ligjeve gjenden të arkivuara prej mëse dy vitesh. Demokratët kanë paraqitur nismën e tyre, e cila titullohet "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë dhe së të zgjedhurve", ndërsa socialistët e kanë pagëzuar nismën e tyre me "Për verifikimin e të qenit bashkëpunëtor të shërbimeve sekreteve para datës 31.12.1992, të funksionarëve të lartë publikë". Ndërsa PDK-ja ka të njëjtin nismë, të titulluar "Për kontrollin e figurës së personit zyrtar apo emëruar në organet e rëndësishme të shtetit". Ende nuk dihet se cili draft do merret në konsideratë, por gjasat janë që tre nisma të vazhdojnë të mbeten akoma në sirtarët e Kuvendit.
Krimet e komunizmit, Shqipëria shumë vonë
"Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, i ka kërkuar vendeve të ish-Lindjes të dënojë krimet e komunizmit. Unë vetë kam folur disa herë për këtë gjë, disa herë janë keqkuptuar, janë pritur me nervozizëm. Për fat të keq, Shqipërinë nuk e nderon kjo vonesë me dënimin e krimeve të komunizmit. Flitet shumë për korrupsion në Shqipëri. Me të drejtë, mendoj se një nga bazat më të thella të korrupsionit është pikërisht kjo". Kështu ka deklaruar shkrimtari i madh, Ismail Kadare për mosmiratimin e ligjit "Për dënimin e krimeve të komunizmit". Sipas tij, "dënimi i krimeve duhet të kryhet sa më shpejt, sepse Shqipëria ka mbetur e fundit dhe nuk duhet të mbesë e fundit në këtë gjë".