Policët që bëhen palë në zgjedhje do të përjashtohen
24/05/2009 Drejtori i policisë Elbasan paralajmëron vartësit: Paanësi gjatë procesit
ELBASAN- Efektivat që do të përfshihen politikisht në zgjedhje do të përjashtohen nga radhët e policisë. Deklarata është bërë nga ana e Drejtorit të Policisë në Elbasan, Aleks Hajdari, duke i paralajmëruar efektivat gjatë një trajnimi që do të zgjasë tre ditë me të gjithë uniformat blu të komisariatit të Elbasanit.
Paralajmërimi
Drejtori i policisë së Elbasanit, Aleks Hajdari, e cilësoi procesin zgjedhor mjaft të rëndësishëm për të treguar se policia është e pavarur dhe korrekte përballë zgjedhjeve. Efektivat blu të Drejtorisë së Policisë Elbasan kanë kaluar në trajnim duke filluar me komisariatet e vogla për të vazhduar me komisariatin e Elbasanit. Trajnuesit nga Drejtoria e përgjithshme e Policisë kanë shpjeguar ligjin mbi zgjedhjet dhe pozicionin e policisë në të gjithë procesin dhe sidomos në ditën e votimit. Policët kanë mësuar se si duhet të reagojnë sidomos gjatë procesit të votimit dhe sa larg duhet të qëndrojnë, pasi kanë shoqëruar materialet zgjedhore. Po kështu gjatë trajnimit, specialistët u janë përgjigjur pyetjeve për pozicionin e policisë si kundrejt kandidatëve ashtu edhe ndaj subjekteve politike për ndërhyrjen dhe për pozicionimin e policisë. Hajdari e ka cilësuar trajnimin një proces që do t’i bëjë më mirë të ditura detyrat për çdo efektiv duke i dhënë mundësi atij të mësojë se si duhet t’i përgjigjet ligjit. Ai tha për mediat se në qoftë se ka prova që një efektiv është bërë pjesë e një pale dhe ka ndikuar në palën tjetër politikisht, duke milituar kështu në një forcë politike, atëherë ai do të largohet nga puna në mënyrë të menjëhershme. “Efektivat duhet të respektojnë ligjin dhe uniformën sepse në të kundërt do ta humbin të drejtën për të qenë pjesë e policisë”, përfundoi Hajdari. Sjellja e policisë do të jetë një tjetër moment i rëndësishëm për vlerësimin e zgjedhjeve si të drejta dhe të ndershme. Elbasani ka rreth 420 efektiva, të cilët do të jenë në gatishmëri ditën e zgjedhjeve edhe në rastet kur do të kërkohet ndërhyrja e tyre, e cila është përcaktuar gjithashtu në ligj dhe në Kodin Zgjedhor duke mos lënë hapësira për abuzime. Ndërkohë Ministria e Brendshme ka nënshkruar edhe një Memorandum me Komisionin Qendror të zgjedhjeve ku ka marrë përsipër e garantuar sigurimin e ambienteve të nevojshme për KZAZ-të dhe VNV-të, duke përfshirë kushte të përshtatshme për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave si dhe për sigurimin e linjave të komunikimit, sigurimin e ambienteve për zyrat rajonale Zgjedhore të KQZ-së dhe angazhimin e strukturave në varësi të Këshillit të Ministrave për transportin e bazës materiale zgjedhore, nga KQZ-ja në KZAZ-të, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe anasjelltas. Ajo çfarë vihet në diskutim është numri i vogël i efektivave në krahasim me qendrat e votimit.
Ambasadori i OSBE-së takim me drejtuesit e policisë
Bosch: Roli juaj mjaft i rëndësishëm në zgjedhje
TIRANE- Në Drejtorinë e Policisë Tiranë është zhvilluar një takim ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ahmet Prençi, si dhe ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Robert Bosch. Thelbi i këtij takimi ka qenë mbarëvajtja e procesit zgjedhor si dhe roli i efektivave të policisë së shtetit gjatë procesit të zhvillimit të zgjedhjeve. Gjatë fjalës së tij drejtori i përgjithshëm Ahmet Prençi pohoi se prej disa kohësh ka nisur trajnimi i 5000 efektiva të policisë në të gjithë vendin, të cilët kanë një rol të caktuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ky proces trajnimi po zhvillohet nën vëzhgimin e misioneve ndërkombëtare “PAMECA”, “ICITAP”, “ODHIR”, “OSBE”, si dhe të drejtuesve të lartë të policisë së shtetit. Prençi tha se në bashkëpunim me OSBE-në kemi përgatitur një libër xhepi për të gjithë punonjësit e policisë, libër i cili përcakton qartë detyrat e çdo punonjësi policie. Ndërkohë që nga ana tjetër ambasadori Robert Bosch e cilësoi të rëndësishëm dhe tejet vendimtar, rolin e policisë në zgjedhjet e 28 qershorit. Duke e vlerësuar të suksesshëm rolin e policisë në zgjedhjet vendore të 2007, ambasadori Bosch theksoi se “sipas raportit përfundimtar të OSBE- ODHIR, roli i policisë në këto zgjedhje ishte profesional gjatë gjithë procesit zgjedhor. Gjithashtu Bosch theksoi se në zgjedhjet parlamentare të 2005-s, ky raport shprehu se policia e shtetit, në ndryshim nga zgjedhjet e mëparshme, nuk ndërhyri gjatë procesit zgjedhor. Ndaj zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë sërish të rëndësishme për procesin në tërësi, për ambiciet e integrimit të vendit në strukturat Euro-Atlantike, si dhe për ambiciet e vetë popullit shqiptar. Në fund të takimit Borch vlerësoi rolin e drejtuesve të policisë së shtetit në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.