E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngëtarja Myfarete Laze futet në burg për disa orë

24/05/2009  Koncert tek burgu i grave

TIRANË-Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve organizon festa të veçantë për të dënuarit. Ashtu si ka bërë dje në ambientet e burgut 325, ku është përuruar një bibliotekë për të gjithë ata që vuajnë dënimet e marra nga gjykata, do të bëhet edhe sot. Por këtë radhë është Myfarete Laze ajo që do të jetë e pranishme tek të dënuarit me zërin e saj. Bëhet e ditur se Laze do të këndojë para të dënuarve për t’i falur atyre kënaqësinë e munguar. Nuk do të qëndroi më shumë se dy orë në ambientet e burgut për të përjetuar diçka ndryshe. Laze është këngëtare e njohur, por së bashku me të do të ketë edhe këngëtarë të tjera. Ndërkohë që bëhet e ditur se nuk është hera e parë që këngëtarë dhe humoristë ofrojnë pjesë të ndryshme të repertorit të tyre për atë grup personash të privuar nga liria. Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve herë pas herë ka organizuar aktivitete të shumta për të dënuarit. Jo vetëm këngë dhe humor, por mes tyre ka pasur edhe aktivitete sportive. Janë ndeshur mes tyre, të dënuar nga institucione të vuajtjes së dënimit. Ndërkohë që aktivitetet janë shtuar për të dënuarit, bëhet e ditur se ka përfunduar edhe faza e parë që lidhet me aplikimin e tyre për kartat e identitetit. Ka qenë drejtori Gazmend Dibra ai që ka organizuar aktivitetet duke dashur të sjell pranë të dënuarve pak atmosferë nga jeta e përditshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›