Berisha, qeverisje katërvjeçare me 26 ministra dhe 34 zv/ministra
Kabineti "Berisha" për vitet 2005-2009 ka pasur në formacionin e tij 26 ministra dhe 34 zv/ministra. Qeveria "në dietë", e përbërë vetëm nga 14 kabinete dhe një zv/kryeministër është "fryrë" gjatë katër viteve që lamë pas si pasojë e riformatimit të kabinetit, pas marrëveshjeve me aleatët dhe nga dorëheqjet e parevokueshme të ministrave të Berishës. Në kategorinë e ministrave më të qëndrueshëm në qeverinë "Berisha" rezulton të ketë qenë Ridvan Bode te Ministria e Financave, Genc Ruli te Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Jemin Gjana, te Ministria e Bujqësisë dhe Lufter Xhuveli te Ministria e Mjedisit. Sakaq, dikasteret që kanë pësuar më shumë ndryshime në drejtim janë: Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Ministria e Drejtësisë; Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Nga riformatimi i kabinetit qeveritar në mars të vitit 2007, Kryeministri Berisha zëvendësoi Maksim Cikulin me Nard Ndokën në Ministrinë e Shëndetësisë. Nga riformatimi i kabinetit pas zgjedhjeve lokale të 2007-s, u prek edhe Ministria e Kulturës, e cila solli largimin e Bujar Leskajt për të ulur në karrigen e ministrit Yllin Pangon. Ndërsa për Ministrinë e Drejtësisë, largimi i Aldo Bumçit kaloi nga posti i zv/kryeministrit edhe në atë të ministrit, Ilir Rusmalin. Të tria këto ministri u prekën sërish nga ndryshimi pas ngjarjeve që lëkundën seriozisht ekzistencën e qeverisë. Dorëheqja e parevokueshme e Ilir Rusmalit nga Ministria e Drejtësisë pas përplasjes me drejtorin e Burgjeve, Sajmir Shehri, tronditi kampin demokrat. Ilir Rusmali dha dorëheqjen nga detyra e ministrit më 15 nëntor 2007 dhe në vendin e tij erdhi këshilltari i Kryeministrit Berisha, Enkelejd Alibeaj. Një tjetër "operacion" i qeverisë është ai i largimit demonstrativ të Besnik Mustafajt nga posti i ministrit të Jashtëm. Një tjetër largim ishte ai i Fatmir Mediut pas skandalit që pasoi shpërthimin e asaj çka u cilësua "fabrika e vdekjes" në Gërdec. Largimi i radhës i bujshëm në qeverinë "Berisha" ishte ai i Nard Ndokës, ku kreu i PD-së vendosi të lërë jashtë qeverisë demokristianët për të rifutur republikanët. Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, në korrik të vitit 2008 përfundon jashtë zyrës së ministrit të Shëndetësisë dhe vendin e tij e zë vajza e politikanit të njohur, Sabri Godo. Hyrja e Anila Godos në qeveri, si përfaqësuese e PR-së trazoi politikën, ku kalimi i trashëgimisë politike nga babai te vajza, siç ishte rasti ‘Godo‘, shtoi ethet në politikë se rasti mund të përsëritej. Largimi më i bujshëm i bërë në katër vitet e qeverisë "Berisha" preku pikërisht Ministrinë e Kulturës pas skandalit seksual të publikuar në media për ministrin Ylli Pango, i cili u shkarkua menjëherë nga Kryeministri Berisha dhe u zëvendësua me Ardian Turkun. Prishja e marrëveshjes së bashkëpunimit PD-PBDNJ solli ndryshime edhe në Ministrinë e Punës, Çështjeve sociale dhe Shanseve të barabarta. Largimi i ish-ministrit Kosta Barka dhe zëvendësimi i tij me një tjetër përfaqësues të PBDNJ-së, Anastas Duro, solli sërish lëvizje pas prishjes së marrëveshjes PD-PBDNJ një muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Kryeministri Berisha vendosi të ulë në karrigen e ministrit të Punës, ish-zv/ministrin e Drejtësisë, Viktor Gumin. Për katër vjet, Kryeministri Berisha ka mbajtur qeverinë e tij me 14 portofola ministrorë dhe një zv/kryeministër. Gjatë mandatit të parë, në karrigen e ministrit janë ulur plot 26 persona që i përkisnin Partisë Demokratike apo që kishin nënshkruar marrëveshje bashkëqeverisjeje me PD-në. Skandale largimesh gjatë këtyre viteve kanë pësuar edhe postet në rang zv/ministrash. Zv/ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Nikolin Jaka, arrestohet nga policia për korrupsion pak muaj përpara largimit nga qeveria të Nard Ndokës. Jaka ishte vendosur si zv/ministër i Transporteve pas marrëveshjes së bashkëqeverisjes PD-PDK. Tashmë që është mbyllur odiseja e zgjedhjeve të 28 qershorit është hapur rruga e ndërtimit të qeverisë së re, PD-LSI. Kreu i PD-së, Sali Berisha, pritet të vazhdojë serialin e ndryshimeve në qeveri, tashmë që koalicioni i tij me ndihmën e LSI-së siguroi shumicën për të qeverisur vendin.
Më të lëvizshmit
Ministria e Drejtësisë
Riformatimi i qeverisë në mars 2007, largoi Bumçin nga Ministria e Drejtësisë dhe solli Rusmalin, i cili dha dorëheqjen e parevokueshme në nëntor të 2007-s për t‘u zëvendësuar nga Alibeaj
Ministria e Shëndetësisë
Marrëveshja bashkëqeverisëse PD-PDK solli largimin e Cikulit nga qeveria dhe hyrjen e Ndokës si ministër. Në korrik 2008, Berisha shkarkon Ndokën dhe e zëvendëson atë me Anila Godon e PR-së
Ministria e Kulturës
Riformatimi i qeverisë largoi Leskajn nga kabineti dhe solli Pangon në krye të Ministrisë së Kulturës. Pas skandalit seksual, Pango shkarkohet për t‘u zëvendësuar me Turkun
26 ministrat e Berishës
Besnik Mustafaj
Lulzim Basha
Sokol Olldashi
Bujar Nishani
Ridvan Bode
Gazmend Oketa
Ilir Rusmali
Genc Pollo
Arenca Trashani
Majlinda Bregu
Fatmir Mediu
Lufter xhuveli
Jemin Gjana
Maksim Cikuli
Nard Ndoka
Anila Godo
Genc Ruli
Enkelejd Alibeaj
Aldo Bumçi
Fatos Beja
Bujar Leskaj
Ylli Pango
Ardian Turku
Kosta Barka
Anastas Duro
Viktor Gumi
34 Zv/ministrat
Edith Harxhi
Anton Gurakuqi
Adriatik Alimadhi
Nikolin Jaka
Ernest Noka
Stavri Ristani
Iva Zajmi
Ferdinand Poni
Gent Strazimiri
Petrit Karabina
Zana Zhuka
Albert Gajo
Jorida Tabaku
Sherefedin Shehu
Florion Mima
Paulina Hoti
Ermal Dobi
Neritan Alibali
Eno Bozdo
Adriana Gjonaj
Halit Shamata
Marjeta Zaçe
Kastriot Sulka
Zamira Sinoimeri
Arben Ivanaj
Ndue Preka
Ndoc Fasllia
Ekrem Spahia
Suzana Turku
Taulant Bino
Aleksandër Garuli
Gjergji Bojaxhiu
Zef Bushati
Eduard Halimi
Historiku
Emrat që u përzgjodhën si bashkëpunëtorë nga Fatos Nano, Ilir Meta e Pandeli Majko në vitet 1997-2005
Tre kryeministrat socialistë,
në tetë vjet me 62 ministra
Numrin më të lartë të ministrave dhe zëvendësministrave me të cilët ka mbajtur pushtetin e mban ish-kreu i socialistëve, Fatos Nano. Sipas të dhënave, rezulton se Partia Socialiste ka qeverisur në total me 62 ministra. Tre kryeministrat e propozuar nga selia rozë: Fatos Nano, Ilir Meta dhe Pandeli Majko kanë pasur të preferuarit e tyre me të cilët kanë zgjedhur të bashkëpunojnë në qeverisjen e vendit. Partia Socialiste erdhi në pushtet në zgjedhjet e qershorit të vitit 1997 dhe u largua pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005. Më 25 korrik 1997, kur Presidenti Rexhep Meidani dekretoi caktimin e Kryeministrit të ri, Fatos Nano. Lideri socialist formoi pa vonesë ekzekutivin e ri, por qeverisi vetëm 14 muaj. Më 28 shtator 1998, pas ngjarjeve që pasuan vrasjen e deputetit demokrat, Azem Hajdari, Fatos Nano i paraqiti kreut të shtetit dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit. Pandeli Majko caktohet më pas në detyrën e Kryeministrit të Shqipërisë. Pasi dështoi në kongresin e socialistëve përballë Fatos Nanos, edhe Majko largohet nga kreu i ekzekutivit. Më 26 tetor 1999, Presidenti i asaj kohe, Rexhep Meidani, pranoi dorëheqjen e Kryeministrit. Një veprim i tillë do të sillte në krye të qeverisë Ilir Metën. Ai do të mund të fitonte zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, duke rikonfirmuar pozitat e tij si Kryeministër. "Lufta" brenda Partisë Socialiste midis Nanos dhe Metës do të çonte në largimin e këtij të fundit, më 29 janar të vitit 2002. I gatshëm për të tejkaluar krizën që vetëprodhohej nga socialistët ishte sërish Pandeli Majko. Ai u ringjit në krye të qeverisë socialiste, e cila zgjati vetëm pesë muaj. Afrimi i papritur i Nanos dhe Metës çoi në largimin e Pandeli Majkos brenda vitit 2002. Fatos Nano mori postin e Kryeministrit për ta mbajtur atë deri më 1 shtator të vitit 2005 kur kaloi në opozitë. Në qeveritë socialiste Fatos Nano ka qenë dy herë Kryeministër; Ilir Meta ka qenë dy herë Kryeministër, zv.kryeministër dhe ministër i Koordinimit Qeveritar, sekretar shteti për integrimin europian në Ministrinë e Jashtme, zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm. Majko ka qenë dy herë Kryeministër dhe më pas ministër i Mbrojtjes. Në listën e gjatë të ministrave futen: Bashkim Fino, Paskal Milo, Sabit Brokaj, Neritan Ceka, Ylli Bufi, Elmaz Sherifi, Lufter Xhuveli, Arben Malaj, Shaqir Vukaj, Gaqo Apostoli, E‘them Ruka, Arta Dade, Leonard Solis, Arben Imami, Ermelinda Meksi, Thimio Kondi, Maqo Lakrori, Perikli Teta, Ndre Legisi, Lush Përpali, Kastriot Islami, Luan Hajdaraga, Anastas Angjeli, Edi Rama, Petro Koçi, Ingrid Shuli, Arben Demeti e Kadri Rrapi. Në këtë listë prej 62 emrash janë gjithashtu edhe ata të Musa Ulqinit, Makbule Çeços, Spartak Poçit, Zef Preçit, Ilir Pandës, Preç Zogajt, Mustafa Muçit, Ilir Zelës, Skënder Gjinushit, Ilir Gjonit, Sokol Nakos, Ben Blushit, Gjergj Kojës, Agron Dukës, Luan Ramës, Dritan Priftit, Niko Kacalidhës, Fatmir Xhafës, Mustafa Xhanit, Marko Bellos, Viktor Dodës, Stefan Çipës, Spiro Peçit, Luan Memushit, Agron Tatos, Blendi Klosit, Besnik Dervishit, Valentina Leskajt, Namik Dokles, Igli Toskës dhe Ëngjëll Bejtajt.