E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy operatoret e djegura dërgohen në Spitalin Ushtarak

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy operatoreve që u dogjën aksidentalisht mesditën e djeshme në nënstacionin nr.2 të Elbasanit. Mësohet se dy gratë janë dërguar, pas ndihmës së parë nga bluzat e bardha të Elbasanit, për trajtim më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pasi gjendja e tyre sa vinte dhe rëndohej. "Njëra prej grave, Roza Bezhani, kishte djegie ndërmjet shkallës së dytë dhe të tretë, ndaj duhej ndërhyrja në kryeqytet", ka pohuar mjeku kirurg, Selman Çili. Sipas burimeve nga Spitali Ushtarak, njëra nga dy operatoret që u aksidentuan mesditën e së hënës në nënstacionin elektrik të tensionit të lartë pranë ish-kombinatit metalurgjik, është përkeqësuar së tepërmi nga ana shëndetësore gjatë orëve të fundit. Ndërsa 45-vjeçarja Alma Seiti, paraqitet në gjendje disi më të mirë dhe ndodhet plotësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, mësohet se kreu i OSSH-së, Merxhan Leka, ka dhënë urdhër për pajisjen e nënstacioneve dhe stacioneve shpërndarëse me substanca pesticidesh që shërbejnë për ngordhjen e minjve. Sipas Lekës, minjtë mund të gjenden në mjedise të tilla pune me elektricitet, pasi vijnë nga godina të dala jashtë pune prej kohësh.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›