Kryesia e PS, në dorë të kryetarit të ri
Kryetari i Partisë Socialiste që do të dalë nga zgjedhjet me parimin "Një anëtar, një votë" do të duhet të zgjedhë ekipin me të cilin do të punojë, Kryesinë dhe sekretariatin. Ky ekip, i cili ka të drejtë vendimmarrëse është i përzgjedhur nga kryetari i partisë, miratohet në Asamble, por në momentin kur selia rozë ndodhet në prag të zgjedhjeve për kryetarin, mandati i mëtejshëm i kësaj Kryesie dhe këtij sekretariati vihet në pikëpyetje, edhe në rastin, kur mund të ketë një rikonfirmim të kreut aktual, Edi Rama. Nëse ndodh e kundërta, në periudhën mes datës së kongresit dhe datës së zhvillimit të zgjedhjeve, sekretariati dhe Kryesia janë në detyrë, por mandati i tyre është ndërprerë. Në statusin e PS-së parashikohet se është e drejtë ekskluzive e kryetarit të PS-së që të propozojë emrat e anëtarëve të Kryesisë dhe sekretariatit, të cilat miratohen nga Asambleja Kombëtare. Në asnjë nen të këtij statuti nuk ka asnjë parashikim se nëse ikën kryetari i partisë merr fund mandati i sekretarëve dhe i Kryesisë. Por, përcaktimi se është e drejtë e kryetarit të partisë lë gjithçka në dorë të tij. Çka do të thotë se në rast se PS do të ketë një tjetër drejtues pas zgjedhjeve, atëherë ai ka të drejtë të ndërpresë mandatin e ekipit aktual për të përzgjedhur bashkëpunëtorët e rinj. Ristrukturimin nuk e përjashton as rizgjedhja e kryetarit aktual, i cili pas zhvillimit të zgjedhjeve mund të ndiejë nevojën e rifreskimit të ekipit me të cilët punon. Neni 26, pikat katër dhe pesë e statutit të Partisë Socialiste parashikojnë qartë të drejtën e kryetarit për të paraqitur listën me emrat për anëtarë të Kryesisë dhe sekretarë. Pika katër flet konkretisht për Kryesinë. Në të thuhet se Asambleja Kombëtare e PSSH zgjedh Kryesinë e PSSH. Numri i anëtarëve të Kryesisë miratohet nga Asambleja me propozim të kryetarit të Partisë. Kryetari i PSSH paraqet listën e plotë me kandidatura për anëtarë të Kryesisë së PSSH. AK e PSSH ka të drejtën e propozimit të kandidaturave shtesë deri në 1/3 e listës së paraqitur. Çdo kandidaturë shtesë mbi listën e propozuar për anëtar të Kryesisë së PSSH duhet të ketë mbështetjen e 10% të anëtarëve të Asamblesë. Sa i përket sekretariatit, Asambleja Kombëtare miraton emrat e paraqitur nga kryetari, por përcakton numrin dhe strukturën. Në pikën pesë thuhet se Asambleja Kombëtare e PSSH, me propozim të kryetarit të partisë miraton numrin dhe strukturën e sekretariatit. Kryetari i partisë i paraqet Asamblesë për miratim kandidaturat për sekretarë të PSSH për secilin post. Asambleja mund të kërkojë votimin me kandidatura alternative për funksione të veçanta. Çdo kandidaturë alternative për poste të veçanta për sekretar të PSSH duhet të ketë mbështetjen e 20% të anëtarëve të Asamblesë. Kandidatët për sekretarë të PSSH duhet të kenë të paktën një mandat si anëtarë të Asamblesë së PSSH. Në selinë rozë është folur edhe për mundësinë e një strukturimi të ri të Kryesisë dhe sekretariatit, ndërsa kryetari i PS-së, Edi Rama, nuk ka dhënë asnjë përgjigje të qartë për këtë çështje. Gjatë një komunikimi me mediat, një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, i pyetur për këtë mundësi, Rama tha se "gjithçka do e marrë përgjigjen në kohën dhe momentin e duhur". Pas zgjedhjeve ka pasur mendime të ndryshme për sa i përket përgjegjësisë që kanë anëtarët e Kryesisë për rezultatin që arritën çka ka çuar deri edhe në propozime për dorëheqjen e kupolës rozë.
Statuti i PS
Neni 26
4. Asambleja Kombëtare e PSSH zgjedh Kryesinë e PSSH. Numri i anëtarëve të Kryesisë miratohet nga AK me propozim të kryetarit të partisë. Kryetari i PSSH paraqet listën e plotë me kandidatura për anëtarë të Kryesisë së PSSH. AK e PSSH ka të drejtën e propozimit të kandidaturave shtesë deri në 1/3 e listës së paraqitur. Çdo kandidaturë shtesë mbi listën e propozuar për anëtar të Kryesisë së PSSH duhet të ketë mbështetjen e 10% të anëtarëve të AK
5. Asambleja Kombëtare e PSSH, me propozim të kryetarit të partisë miraton numrin dhe strukturën e sekretariatit. Kryetari i partisë i paraqet AK për miratim kandidaturat për sekretarë të PSSH për secilin post. AK mund të kërkojë votimin me kandidatura alternative për funksione të veçanta. Çdo kandidaturë alternative për poste të veçanta për sekretar të PSSH duhet të ketë mbështetjen e 20% të anëtarëve të AK. Kandidatët për sekretarë të PSSH duhet të kenë të paktën një mandat si anëtar të AK të PSSH
Deklarata
Kandidati për postin e kreut të socialistëve kërkon mbështetjen e anëtarësisë në këtë proces
Malaj: Duhet të fokusohemi
te gara jo te rezolutat
Kandidati për kryetarin e Partisë Socialiste, Arben Malaj, kërkon më shumë hapësira për garën zgjedhore brenda kësaj partie sesa përkushtim dhe vëmendje ndaj rezolutave të ndryshme për Kongresin e 29 gushtit. "Është e pafalshme që kaq shumë jemi fokusuar te rezolutat kur duhet të fokusohemi te një garë e brendshme në parti, e cila krijon më shumë transparencë për të gjitha zhvillimet tona, marrin pjesë më shumë kolegë me vizion të ndryshëm, po me përkushtim të njëjtë dhe ne jemi më bindës në elektorat", u shpreh Malaj. Në përgjithësi, vijoi ai, partitë politike nuk dëmtohen nga gara, ato dëmtohen nga solidariteti i sëmurë apo nga keqpërdorimi i autoritetit të kryetarit apo të të zgjedhurve në forumet e saj. Malaj sqaron edhe një herë pikat ku bazohet platforma e tij për të sjellë përmirësim brenda partisë. "PS pa një vizion të qartë, pa koalicione në rritje dhe pa një lidership që i maksimizon të gjithë aktorët e saj dhe jo thjesht ka një pushtet absolut në dorën e tij do të jetë e vështirë që ne të jemi optimistë në sfidat e ardhshme të PS", vijon ai. Malaj shprehu vizionin e tij për mënyrën se si duhet të sillet kryetari i PS në një kohë kur kjo parti është në opozitë. "Është momenti që të kemi një lider që të jetë i barabartë mes të barabartëve. Unë besoj se një lider i PS nuk duhet të jetë ai që gjen epitetin më të bukur në një përplasje mediatike me mazhorancën, por krijimi i ekipeve", u shpreh Malaj. Njëkohësisht, ai u bëri thirrje të gjitha figurave të Partisë Socialiste që të bëhen pjesë e zgjidhjes së kësaj krize, që erdhi nga humbja më 28 qershor. Malaj është i vetmi që ka shpallur kandidaturën për kryetarin e partisë, ndërsa konfirmoi disa ditë më parë se ai do zyrtarizojë kandidaturën në kongresin e jashtëzakonshëm në fund të këtij muaji. Platforma e Malajt thekson krijimin e sa më shumë hapësirave brenda partisë, krijimin e një ekipi në bashkëpunim etj. Sa i përket mundësisë se rikandidimit të kreut të PS, Malaj është shprehur kundër, duke deklaruar se Rama duhet t‘i përmbahet filozofisë që ai vetë solli brenda partisë.