Shqipëria dërgon 120 ushtarë në Afganistan
Shqipëria dërgon 120 trupa ushtarake në Afganistan. Pasditen e ditës së djeshme u nis drejt Afganistanit kontingjenti paqeruajtës shtesë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Maksim Malaj, si edhe të ftuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, autoritete të pushtetit lokal, familjarë dhe të afërm të paqeruajtësve. Ceremonia e përcjelljes u bë në regjimentin Komando në Zall-Herr. "Si vend anëtar i NATO-s premtuam se do të shtonim trupat tona në Afganistan dhe sot po dërgojmë 120 trupa shtesë drejt Afganistanit", tha Berisha.
Shqipëria, tashmë vend anëtar me të drejta të plota në NATO, ka dërguar edhe 120 trupa shtesë në Afganistan përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 20 gushtit në Republikën e Afganistanit.
Në vendimin më të fundit të qeverisë, një ushtar shqiptar me mision paqeruajtës përfiton në ditë si shpërblim 60 euro. Gjatë takimit të Kryeministrit Berisha në SHBA me Hilari Klinton, pala shqiptare ka premtuar se do të dërgojë një kontingjent shtesë në Afganistan. Misioni i ri ushtarak do të jetë në Afganistan para zgjedhjeve që do të mbahen më 20 gusht dhe që cilësohen shumë të rëndësishme për shtetin e Afganistanit.
Për këtë arsye, kjo njësi shtesë do të dislokohet në komandën rajonale të perëndimit në Herat për t‘iu bashkuar njësisë shqiptare që tashmë është angazhuar në Isaf, si pjesë e kontingjentit që udhëhiqet nga Italia në komandën rajonale të Perëndimit. Ky vendim i qeverisë shqiptare është vlerësuar nga të gjithë aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut e në mënyrë të veçantë edhe nga Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Afganistanin dhe Pakistanin, Riçard Hollbruk. Shqipëria ka trupa ushtarake me misione paqeruajtëse në Çad, Mosul dhe Afganistan.