Berisha raporton tek ambasadorët
Qeveria raportoi dje për masat e mara për zgjedhjet dhe kartat e identitetit te diplomatët e huaj në Tiranë. Kryeministri Sali Berisha menjëherë pas mbledhjes së qeverisë u takua në selinë e Kryeministrisë me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Xhon Uidhers, kreun e delegacionit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan, dhe ambasadorin e OSBE-së, Robert Bosch. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura në Kryeministri dhe shumë pak detaje u bënë të ditura për median. Në tryezë ishin të pranishëm edhe ministri Lulzim Basha dhe zv/kryeministri Genc Pollo. Burime pranë qeverisë bëjnë me dije se zgjedhjet e 28 qershorit ishin në fokusin e bisedimeve mes Kryeministrit Berisha dhe diplomatëve të huaj. Situata problematike lidhur me kartat e identitetit, duket se ka rritur ndërgjegjësimin e ndërkombëtarëve që kanë preferuar të dëgjojnë informacion të plotë nga Berisha. Aq më tepër kur tanimë opozita ka paralajmëruar më fort se asnjëherë dështimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kreu i ekzekutivit ka garantuar se brenda muajit maj do të pajisen me letërnjoftime të gjithë personat, të cilët nuk kanë pasaportë dhe duan të votojnë. Ai ka konstatuar gjithashtu, se qeveria e tij ka marrë një sërë masash për të lehtësuar procedurat për shtresat që nevojë. 1.5 euro kushton një kartë identiteti për një kategori të caktuar, mësohet të jetë shprehur shefi i qeverisë në këtë takim. Një tjetër temë e bisedimeve mësohet të ketë qenë edhe statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, ku Shqipëria me anë të një vizite të Kryeministrit Berisha në Pragë do të paraqesë kërkesën finale, por që do të kushtëzohet nga standardet e zgjedhjeve të 28 qershorit. Menjëherë pas bisedimeve, ambasadori i SHBA-së, kreu i delegacionit të KE-së dhe ai i OSBE-së kanë kaluar disa momente së bashku në hotel "Rogner". Po dje, para takimit, qeveria vendosi subvencionin e transportit për shtetasit që ndodhen në zona me distancë të largët nga qendrat e aplikimit për letërnjoftimin elektronik. Kryeministri Sali Berisha garantoi se transporti do të jetë falas për ata persona që kanë shtëpitë e tyre larg nga qendra e aplikimit të kartave të identitetit.
"Me riorganizimin e gjendjes civile, në disa komuna pati një heqje të tyre, për shkaqe objektive administrative dhe është në rishqyrtim e riorganizim krijimi me kohë të pjesshme i zyrave të gjendjes civile në këto komuna, por, derisa të krijohen, zgjedhësit e këtyre komunave do të kenë të paguar transportin për në komunat, ku ndodhen qendrat e aplikimit", tha Berisha.
Kryeministri Berisha bëri me dije se numri i personave që kanë aplikuar kanë arritur në 17 mijë në ditë dhe tendenca është të shkohet drejt 20 mijë aplikime në ditë. Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme, numri i aplikuesve për kartat e identitetit ka shkuar në 600 mijë.