Kryeministri: Kandidatët për deputetë? Në momentin e duhur
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se do shpallë listat e kandidatëve për deputetë në momentin e duhur. Çka nënkupton afrimin e kufirit ligjor për të bërë këtë veprim. Berisha iu rikthye dje edhe akuzave ndaj ish-presidentit Ramiz Alia. "Alia është një gënjeshtar kontinental, është arkitekt i terrorit në Shqipëri dhe nuk ia vlen që unë të komentoj deklaratat e tij. Shqipëria sot është larg varfërisë së diktaturës", u shpreh Kryeministri Berisha lidhur me qëndrimet e fundit të një prej udhëheqësve të diktaturës, Ramiz Alia. Shumicën e kohës së konferencës për shtyp, kreu i qeverisë e përqendroi te vizita e tij në Kinë, ku risolli para vëmendjes së medias turin e tij 5-ditor në Kinë. Berisha shprehu mirënjohje ndaj Republikës Popullore të Kinës për ndihmën e çmuar që i ka dhënë Shqipërisë, jo vetëm gjatë viteve të demokracisë, por edhe gjatë viteve të komunizmit.
Kreu i qeverisë nuk u mjaftua me këtë, por i përshkallëzoi akuzat e tij në adresë të rivalit politik, Edi Rama. Sipas Berishës, kryetari i PS-së po abuzon me lejet e ndërtimin dhe ka manipuluar për çështjen e kartave. "A e ka hallin te kartat, apo te votat Rama, nuk e marr vesh, unë do krijoj kushtet dhe do garantoj çdo zgjedhës pa pasaportë që të marrë kartën pa vështirësi", tha Berisha. Megjithëse e ka atakuar kryesocialistin për lejet e ndërtimit, Kryeministri nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me letrën që kryetari i PS-së, Edi Rama, i dërgoi gjatë kohës kur ai ndodhej në Kinë.
Lidhur me listat e kandidatëve për deputetë, shefi i mazhorancës u tregua i rezervuar për këtë çështje delikate, duke vazhduar deri në fund strategjinë e tij për të shpallur listat në momentin e fundit, edhe pse në shumicën e qarqeve emrat më të rëndësishëm të PD-së kanë zhvilluar turin e fushatës elektorale. "Ata do shpallen në afatin ligjor të përcaktuar. Kriteret janë identiteti moral, politikë, kontributi, aftësitë dhe janë një kompleks kriteresh", tha Berisha. Lidhur me çështjen "Bollano", Kryeministri mbajti të njëjtin qëndrim si një ditë më parë, duke e vendosur peshën e fajit te pushteti gjyqësor. "Respektoj çështjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor ashtu edhe të drejtat politike. Unë kam folur për këtë dhe kam po të njëjtin qëndrim", tha Berisha. Për sa i takon çështjes "Balliu", Kryeministri nënvizoi se "gazetari Balliu ka bërë një konferencë shtypi dhe u është përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe mua më duket se ai është një gazetar dhe ju keni mundësi të vazhdueshme". Shefi i qeverisë nuk ngurroi të përdorë edhe ironinë për këtë duke thënë se "do të bënit mirë t‘i jepnit edhe antenën dhe jo ta gjuani nga penxherja. Hapeni median tuaj dhe do ketë shikues më shumë". Për rrugën Durrës-Kukës, Kryeministri premtoi se ajo do të jetë gati shumë shpejt, përpara zgjedhjeve dhe se turistët kosovarë do të vijnë këtë verë në Shqipëri përmes rrugës së re.
Batutat në mbledhje
Berisha- Zonja ministre (Majlinda Bregu) duhet të të kisha marrë me vete në Kinë, sepse asnjë nga ministrat që kisha marrë nuk mori certifikatë, pasi nuk e ngjitën dot murin kinez
Bregu- Ngjitjen time do ta tregoj në zgjedhje