Berisha replikon me ambasadorin rus për krizën në Kaukaz
Kryeministri shqiptar: “Konflikti, skenar i rrezikshëm dhe i parapërgatitur”. Berisha: “Mbështesim hetimin ndërkombëtar dhe integritetin e Gjeorgjisë
Kryeministri Berisha ka replikuar me ambasadorin e Rusisë në vendin tonë, Aleksandër Prishepov, në lidhje me konfliktin në Kaukaz, midis Gjeorgjisë dhe Rusisë. Gjatë një takimi të zhvilluar dje, kryeministri Berisha ka dënuar agresionin rus ndaj Gjeorgjisë. Ai ka deklaruar se konflikti nxjerr qartë në pah planin e parapërgatitur të Rusisë për të aneksuar Osetinë dhe Abkhazinë. Berisha ka mbështetur kërkesën e presidentit gjeorgjian për kryerjen e një hetimi ndërkombëtar për këtë çështje, ndërkohë që ka kërkuar nga Rusia zbatimin e planit të presidentit Sarkozi për tërheqjen e trupave ruse nga Gjeorgjia.
Ambasadori rus
Ambasadori Prishepov e informoi kryeministrin Berisha mbi situatën në rajonin e Kaukazit dhe qëndrimin e Rusisë mbi konfliktin në rajonet e Osetisë dhe Abkhazisë, si dhe në qëndrimin rus përsa u përket këtyre territoreve. Sipas ambasadorit Prishepov, kriza në Kaukaz është shkaktuar si rezultat i sulmit gjeorgjian në Oseti dhe ndaj paqeruajtësve rusë në këtë zonë. Prishepov tha se ndërhyrja ruse ishte për të mbrojtur paqeruajtësit rusë dhe qytetarët rusë në Oseti. “Pasi marrëveshja e nënshkruar nga presidentet Mikail Sakashvili dhe Dimitri Medvedev nuk u zbatua dhe shtetet perëndimore penguan vendimmarrjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, parlamentet e Osetisë dhe të Abkhazisë i kërkuan Rusisë të njohë pavarësinë e tyre të cilën Presidenti Medvedev e dekretoi pas miratimit nga ana e Dumës”, - tha ambasadori Prishepov.
Berisha
Kryeministri Berisha shprehu shqetësimin e qeverisë shqiptare për gjendjen në rajonin e Kaukazit. “Shpalosja e trupave ruse jashtë territorit të Osetisë dhe Abkhazisë përbën një agresion të qartë ndaj Gjeorgjisë. Qeveria shqiptare përshëndet projektin e presidentit Sarkozi dhe projekt-marrëveshjen që u nënshkrua nga presidentët Sakashvili dhe Medvedev me kontributin e sekretares amerikane të Shtetit, Rajs. Por moszbatimi i kësaj marrëveshjeje nga qeveria ruse e detyroi presidentin Sarkozi t’i dërgojë një letër të dytë presidentit Medvedev, ku të kërkojë zbatimin e saj. Ndërkohë që nuk ekziston asnjë dëshmi për thyerje të kësaj marrëveshjeje apo për një sulm të ri të forcave gjeorgjiane, që nga momenti që u nënshkrua ky pakt. Në të kundërt, trupat ruse kanë pushtuar porte dhe territore të gjera të Gjeorgjisë, duke e përshkallëzuar edhe më tej konfliktin, sipas një skenari të parapërgatitur me synim shpalljen e pavarësisë se këtyre dy rajoneve dhe njohjen e saj nga ana e Rusisë. Kjo krijon përshtypjen e një hapi të parë drejt aneksimit të këtyre rajoneve nga ana e Rusisë, pasi asgjë nuk e pengon Dumën ruse ta ndërmarrë një vendim të dytë ku të kërkojë aneksimin e tyre të plotë nga ana e Rusisë”, - tha Berisha.
Hetimi ndërkombëtar
Gjatë takimit me ambasadorin e Rusisë, kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare përshëndet nismën e presidentit Sakashvili për një hetim ndërkombëtar mbi këto ngjarje. Berisha mbështeti gjithashtu edhe planin e presidentit francez Sarkozi për zgjidhjen e krizës në Kaukaz. “Qeveria shqiptare beson se zbatimi i planit ‘Sarkozi’ sipas ligjeve ndërkombëtare të votuara edhe nga Rusia, është jashtëzakonisht i domosdoshëm për një zgjidhje të drejtë të këtij konflikti. Pavarësia dhe integriteti territorial i Gjeorgjisë duhet të jenë të garantuara sikundër të garantohen të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e këtyre rajoneve”, - tha Berisha.
30 Gusht 2008