E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarët e PD-së së Tiranës janë “shpërblyer” me poste të rëndësishme



Posti i kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Tiranës ka një peshë të rëndësishme politike jo vetëm brenda partisë, por në përgjithësi, në skenën e politikës shqiptare. Historia ka treguar se individët që e kanë mbajtur këtë post janë “shpërblyer” me poste akoma më të rëndësishme në karrierën e tyre politike. Kështu, një ish-kryetar i PD-së së Tiranës ka qenë Albert Brojka, i cili më pas u zgjodh si kandidati i PD-së për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, një post ky tejet i rëndësishëm. Brojka arriti ta fitonte këtë post falë mbështetjes së anëtarëve të PD-së së Tiranës. Një tjetër ish-kryetar i degës së PD-së së kryeqytetit është dhe Vili Minarolli. Ky i fundit ka qenë kryetari më jetëgjatë i degës së PD-së së Tiranës. Për këtë qëllim PD-ja e “shpërbleu” atë me postin e ambasadorit të Shqipërisë në Greqi. Aktualisht, kryetar i degës së PD-së së Tiranës është Sokol Olldashi. Ky i fundit ka marrë disa “shpërblime” falë këtij posti. Në vitin 2007 ai u zgjodh kandidat për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, të cilin nuk arriti ta fitonte. Megjithatë, Olldashi, gjatë tre viteve e gjysmë të PD-së në pushtet ka qenë në krye të dy ministrive të rëndësishme, në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Transportit.

30 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›