Besnik Mustafaj, kandidat për postin e kryetarit të PD-së së Tiranës
Ish-ministri i Jashtëm kërkon mbështetjen e medias dhe të ndërkombëtarëve. Mustafaj pritet të mbështetet nga grupi i presidentit Topi
Eljona Ballhysa
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, do të jetë kandidat për postin e kryetarit të PD-së, dega Tiranë. Burime pranë tij bënë të ditur posaçërisht për gazetën “Albania” se në zgjedhjet që do të zhvillohen për kryetarin e ri të PD-së, dega Tiranë, Mustafaj do të shpallë kandidaturën për postin e kreut të demokratëve të kryeqytetit. Bëhet e ditur se ish-ministri i Jashtëm ka ndërmarrë kohët e fundit edhe një minifushatë si brenda strukturave të PD-së, me njerëz me peshë në botën e medias, por dhe me faktorin ndërkombëtar. Emri i Mustafajt lakohet prej kohësh si kandidati më i mundshëm për kreun e Tiranës, por vetëm këto ditët e fundit kandidatura e tij është kristalizuar qartazi. Në funksion të këtij qëllimi, Mustafaj ka nisur të zhvillojë takime jozyrtare me miq me peshë politike, për të garantuar sa më shumë mbështetje për të fituar këtë post. Takimet e Mustafajt përkojnë dhe me fillimin e fushatës zgjedhore brenda Partisë Demokratike.
Vendimi
Vendimi për të marrë një angazhim më të madh politik brenda PD-së, për t’u vënë në krye të degës kryesore të demokratëve, ka të bëjë dhe me faktin e mbështetjes që Mustafaj pritet të marrë nga mbështetës të presidentit Bamir Topi. Parë në një funksion praktik, “tironsit” e vjetër, të cilët kanë jo pak rol brenda PD-së, thuajse kanë mbetur pa përfaqësim pas kalimit të Topit në krye të shtetit. Politikisht ata ndodhen në disavantazh. Shikohet qartë se Mustafaj tenton të mbushë vakuumin e krijuar duke qenë ai ura lidhëse midis presidentit dhe shtresës mbështetëse të qytetarëve të Tiranës brenda PD-së. Duket se jo të paqëllimta kanë qenë dhe mbështetjet e hapura politike që Mustafaj i ka dhënë Topit për një sërë debatesh midis Presidencës dhe qeverisë, siç ishte rasti i ndryshimeve kushtetuese, apo dhe disa ligjeve të tjera problematike. Që kandidimi të mos duket “ëndërr e një nate vere”, ish- ministri i Jashtëm shpreson shumë në mbështetjen e thuajse të gjitha segmenteve brenda PD-së dhe posaçërisht edhe të mbështetësve të presidentit Topi.
Takimet
Vetëm një ditë më parë ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, është parë të drekojë me ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, në një restorant të njohur të Tiranës. Madje në një koment të tij për këtë takim, që nuk mund të mos binte në sytë e medias, Mustafaj është shprehur se “ishte një drekë miqësore me ambasadorin e OSBE-së, gjatë së cilës u diskutua problematika e stinës së re politike, që nis në muajin shtator”. Pra, vetë Mustafaj e ka pranuar se temë e diskutimeve kanë qenë pikërisht zhvillimet politike që do të nisin në shtator. Përveç takimit me ambasadorin e OSBE-së, mësohet se ish-ministri i Jashtëm ka zhvilluar takime dhe me personalitete të botës së medias, analistë, opinionistë me peshë, të cilëve u ka kërkuar mbështetje për postin e kryetarit të PD-së së Tiranës. Pra Mustafaj, në një kohë kur të gjithë deputetët e PD-së janë munduar të shijojnë pushimet e muajit gusht, ai ka gjetur të zhvillojë takime informale me miq të vjetër, që aktualisht kanë pozicione faktorizuese në skenën e politikës shqiptare.
Zgjedhjet
Mësohet se skema e Mustafajt për të fituar postin e kryetarit të PD-së së Tiranës do të jetë thjesht kandidimi, pavarësisht se cili do të jetë vendimi që do të marrë kryeministri Berisha. Mustafaj mësohet se do të përpiqet të mos ketë asnjë përplasje me Berishën. Ai do të futet në garë, pavarësisht konkurrentit që do të përcaktohet nga strukturat drejtuese të partisë. Mustafaj gjithashtu do të përpiqet që të mos jetë pjesë e skemave, të cilat zakonisht në PD kanë funksionuar me emërime personash që janë sa më afër kryetarit Berisha, dhe jo me zgjedhje. Po kështu dihet që posti i kryetarit të degës së PD-së është një post me peshë politike në këtë parti. Ky post merr akoma më shumë vlerë gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, për faktin se thuajse i gjithë lidershipi politik i PD-së do të kandidojë për deputet në kryeqytet.
30 Gusht 2008