Berisha rikthen bonot e privatizimit
Rikthehen letrat me vlerë. Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Kryeministri Sali Berisha kujton kohën kur ishte President i Republikës në vitet ‘95-‘96 dhe nxjerr në treg letrat me vlerë. Pas 12 vjetësh, këto letra futen sërish në lojë. Sipas Berishës, 80% e vlerës së objekteve pa leje do të paguhen me letrat me vlerë, përveç taksës së infrastrukturës, e cila është kompetencë e qeverisjes vendore. Kryeministri u shpreh se letrat me vlerë të emetuara nga qeveria në vitet ‘95-‘96, të cilave u është zgjatur afati i përdorimit para tri vitesh janë një detyrim madhor dhe i padiskutueshëm i qeverisë ndaj qytetarëve shqiptarë. "Sot unë do të trajtoj një problem të veçantë që ka të bëjë me letrat me vlerë. Letrat me vlerë të emetuara nga qeveria ime në vitet ‘95-‘96 dhe me afate përdorimi të zgjatura sërish nga qeveria ime para tri vitesh, janë një detyrim madhor dhe i padiskutueshëm i imi ndaj qytetarëve shqiptarë, sepse unë kam qenë President i vendit në fuqi ekzekutive, kur kam miratuar dhe urdhëruar emetimin e tyre", tha Berisha. Kryeministri sqaroi se PD-ja ka vendosur të përdorë letrat me vlerë, përveç taksës së infrastrukturës, e cila është taksë e qeverisë vendore. "Unë nuk kam ndërmend që të ngushtoj dhe as të ndërhyj në kompetencën e tyre, por as edhe t‘u ngushtoj atyre burimet e të ardhurave. Ajo është një taksë e vendosur me pëlqim të përbashkët me bashkitë dhe komunat e vendit, dhe mbetet e paprekur", tha Berisha. Pra, vijoi ai, përveç kësaj takse, qytetarët që do të legalizojnë objektet do të kenë të drejtë që 80% të vlerës ta paguajnë me letra me vlerë. Për sa u përket qytetarëve të cilët e kanë paguar vlerën njëqind për qind, Kryeministri sqaroi se qeveria do t‘u rimbursojë 80% të vlerës, të cilën ata do ta paguajnë me letra me vlerë. Kryeministri theksoi se në këtë mënyrë hapet për letrat me vlerë një nga tregjet më të fuqishëm të vendit, i cili bazohet në legalizimin e 500 mijë objekteve. "Në këtë mënyrë ne hapim një treg ekzakt 4 deri në 6 herë më të madh sesa vlera e letrave me vlerë", theksoi ai. Me këtë proces, u shpreh Kryeministri, po shkojmë drejt shlyerjes së detyrimit që kemi ndaj më shumë se 1 milion shqiptarëve dhe kam shumë kënaqësi që çelim këtë treg dhe shlyejmë këtë detyrim. Kryeministri kërkoi nga Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike përgatitjen e gjithë kuadrit të nevojshëm ligjor, që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë dhe të zbatohet pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Bonot e privatizimit shiten në tregun e përditshëm me vlerën 5-7% të vlerës reale të tyre, por pas deklaratës së fundit të Kryeministrit Berisha ato pritet të rriten gradualisht. 2% e vlerës së legalizimit paguhet nga qytetarët dhe shkon në favor të buxheteve të bashkive dhe komunave, të cilat nuk do të preken, pasi Kryeministri Berisha premtoi se nuk do të hyjë në kompetencat e pushtetit lokal. "Qytetarët që do të legalizojnë objektet, do të kenë të drejtë që 80 për qind të vlerës ta paguajnë me letra me vlerë. Në këtë mënyrë ne hapim për letrat me vlerë një nga tregjet, në mos tregun më të fuqishëm të vendit, i cili bazohet në legalizimet", nënvizoi Berisha.
Kryeministri paralajmëron shfuqizimin e çmimeve aktuale të vendosura për kompensimin e pronarëve
Berisha: Do të kompensojmë
pronarët me vlerën e tregut
Do të kompensojmë pronarët me çmimin e tregut. Ky ka qenë premtimi i Kryeministrit Sali Berisha për pronarët gjatë katër viteve të ardhshme, në rast se demokratët vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet. Gjatë mandatit të parë të PD-së, çështja e pronës ka ngelur pika më nevralgjike e demokratëve, lidhur me premtimet e bëra në vitin 2005. Shoqatat e pronarëve kanë shprehur hapur pakënaqësitë ndaj qeverisë "Berisha" për politikat katërvjeçare dhe për çështjen e legalizimeve, por nga ana tjetër kreu i qeverisë i ka cilësuar këta zëra kritikë si shpifës që vetëm transformojnë të vërtetën. Kryeministri Berisha ka bërë thirrje dje në mbledhjen e qeverisë se në mandatin e ardhshëm çdo pronar do të kompensohet me vlerën e tregut, që ndryshe mund të përkthehet si shfuqizim të vendimeve të njëpasnjëshme të qeverisë për tarifat e vendosura në 12 qarqe brenda dhe jashtë vijave të verdha për kompensimin e pronarëve. Pas "dështimit" në mandatin e parë të pushtetit, Partia Demokratike premton se do t‘i japë zgjidhje kësaj çështjeje në mandatin e ardhshëm. Kryeministri Berisha u shpreh në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se, me gjithë vështirësitë që mbart procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave, qeveria shqiptare nuk do të përdorë vlerë tjetër, përveç asaj të tregut, për kompensimin monetar apo fizik të tyre. "Edhe njëherë dua t‘i rikthehem pronës dhe pronarëve. Duke njohur vështirësitë shumë serioze të këtij procesi, një gjë duhet t‘u garantoj pronarëve të këtij vendi, se unë personalisht dhe qeveria ime, aktualja dhe ajo që do të vijë me votën e lirë të shqiptarëve, nuk do të përdorë ndonjëherë vlerë tjetër përveç vlerës së tregut për kompensimin monetar apo fizik të tyre", tha ai. Kryeministri garantoi se në këtë mënyrë do t‘u jepet fund të gjitha abuzimeve që janë bërë në emër të pushtetit në këtë drejtim. "Në këtë kontekst, çdo lloj shpifje apo trillimi që përhapin ata që jua kanë marrë edhe centimetrin e fundit të tokës vëllezërve të vet, duke shfrytëzuar pushtetin, janë të tëra të pavërteta. Unë do të qëndroj deri në fund për vlerën e tregut. Çdo gjë do të shpërblehet me vlerën e tregut", theksoi Berisha.
Berisha legalizon 7 mijë
banesa para zgjedhjeve
Manovra për të përfituar votat para 28 qershorit
Qeveria legalizon 7000 ndërtesa dhe objekte të ndërtuara pa leje. Vendimi i mazhorancës është bërë publik në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave. 17 ditë përpara zgjedhjeve, qeveria "Berisha" publikon kështu emrat e 7000 personave që legalizojnë objektet pa leje. Shumica e tyre ndodhen në Tiranë. Vetëm për këtë qark janë 2918 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 881,249,29 m2. Për Qarkun e Beratit janë 162 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 46,536,25 m2. Për Qarkun e Elbasanit janë 459 parcela ndërtimore, për Qarkun e Fierit 250 parcela ndërtimore, për Qarkun e Durrësit 713 parcela ndërtimore, për Qarkun e Lezhës 345 parcela ndërtimore, për Qarkun e Dibrës 30 parcela ndërtimore, për Qarkun e Gjirokastrës 58 parcela ndërtimore, dhe për Qarkun e Kukësit janë 166 parcela ndërtimore. Pas Tiranës, numrin më të madh të parcelave ndërtimore e zë Vlora me 1408 të tilla që do të përfitojnë nga legalizimi. Për Qarkun e Vlorës, 1408 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 561 353,56 m2. Për Qarkun e Kukësit janë 166 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 76 535,87 m2.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar, dhe të shkronjës "ç", të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, "Për shitblerjen e trojeve", të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, "Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave vendosi legalizimin për 7000 ndërtime informale ku pjesa më e madhe e objekteve pa leje legalizohet në Tiranë dhe Vlorë.
Qeveria miratoi dje edhe shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, të Elbasanit, të Gjirokastrës dhe të Kukësit. Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, do të shpërblehen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 88 468 m2, tokë truall, me vlerë të përgjithshme 2 305 676 757, 68 lekë. Vlera prej 2 miliardësh do të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, parashikuar në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës". Ngarkohet Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që, në përputhje me këtë vendim, të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për kalimin e pasurisë së paluajtshme të kompensuar në pronësi të shtetit.
Qeveria rrit pagat e administratës
gjyqësore dhe ato të prokurorisë
Qeveria rrit rrogat e administratës gjyqësore dhe prokurorisë. Përgjegjësit e shërbimeve mbështetëse në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të marrin në muaj 69 mijë lekë, kryesekretari gjyqësor, kryesekretari në prokurori dhe kryetari i degës do të marrin 52 mijë lekë. Sekretari gjyqësor, sekretari pranë prokurorëve dhe specialistët do të paguhen me 41 mijë lekë dhe specialistët e thjeshtë me 31 mijë lekë. Qeveria ka miratuar dje strukturën e nivelit të pagave të punonjësve me arsim të lartë të administratës gjyqësore, të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit, si edhe punonjësve me arsim të larë të administratës së prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë dhe gjykatave të apelit. Shtesa në muaj për diplomën e shkollës së lartë është 12 mijë lekë dhe shtesa për vjetërsi pune, e cila llogaritet mbi pagën e grupit jepet në masën 2%. Specialistët që punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së administratës gjyqësore e të administratës së prokurorive pranë gjykatave dhe që kërkojnë në mënyrë të detyrueshme arsimin e lartë në degët Inxhinieri Elektronike dhe Informatikë përfitojnë një shtesë për kushte pune në masën 10 mijë lekë mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Punonjësit që nuk përmbushin kriterin e arsimit të lartë kur vendi i punës e kërkon do të trajtohen në pagë në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore. Në janar të 2009-ës, me vendimin nr. 20 datë 14.01.2009 të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e strukturës dhe të nivelit të pagave të punonjësve të administratës gjyqësore të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit", u miratuan nivelet e reja të pagave për administratën e sistemit gjyqësor, duke realizuar kështu reformimin e sistemit të vjetër të pagave edhe për këta punonjës.
Në këtë vendim janë përfshirë punonjësit që punojnë në pozicione pune që kërkojnë detyrimisht arsimin e lartë, ndërsa punonjësit e tjerë mbështetës do të vazhdojnë të trajtohen sipas vendimit të pagave për punonjësit mbështetës në të gjitha institucionet buxhetore. Rritja e nivelit të pagave është e njëjtë me punonjësit e tjerë të institucioneve në varësi të ministrave të linjës. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga fondet buxhetore të miratuara për rritjen e pagave të punonjësve të institucioneve buxhetore për vitin 2009. Qeveria ka miratuar dje edhe caktimin e kufirit të pagave të organeve të qeverisjes vendore. Këto paga nga 17 mijë lekë në muaj bëhen 28 mijë dhe nga 18 mijë lekë në muaj bëhen 30 mijë lekë. Nivelet e reja të pagave do të fillojnë të zbatohen nga data 1 maj 2009, si në të gjitha institucionet e tjera buxhetore.
Pagesa
6340 lekë në muaj
për të papunët
Niveli bazë i të ardhurës nga papunësia do të jetë 6340 lekë në muaj. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 54, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të nenit 8, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, "Për buxhetin e vitit 2009", me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave vendosi pagesa minimale e papunësisë të jetë 6340 lekë në muaj. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në grupin 25, titulli 10550, "Tregu i punës".
Ngarkohet kjo ministri për zbatimin e këtij akti ligjor. Vendimi nr.236, datë 27.2.2008, i Këshillit të Ministrave, "Për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia", shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.5.2009.