Berisha shkarkon Hoxhën, Topi s’e firmos
Përplasja mes Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Bamir Topi është shtrirë edhe te Forcat e Armatosura.
ADI SHKEMBI
Burime pranë kreut të qeverisë bëjnë të ditur për gazetën, se prej disa javësh Berisha i ka propozuar Presidentit Topi shkarkimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha. Kërkesa e kreut të qeverisë ka ardhur pas përgjegjësisë që rezultojnë të kenë Forcat e Armatosura në shpërthimin tragjik të Gërdecit më 15 mars, ku mbetën të vdekur 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Por po kaq kohë, kërkesa e Kryeministrit Berisha ka në zyrën e Presidentit Topi, i cili, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, duhet të japë OK për shkarkimin e Luan Hoxhës. Burimet bëjnë të ditur se kreu i shtetit ende nuk ka vendosur nëse do ta firmosë këtë kërkesë të Kryeministrit, por përplasjet e fundit mes tij dhe Berishës lënë shumë pak mundësi që Luan Hoxha të shkarkohet nga detyra.
Shkarkimet
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, rezulton të ketë firmosur disa nga aktet nënligjore që kanë legjitimuar ngritjen e fabrikës së demontimit në Gërdec dhe pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Kryeministri Berisha ka kërkuar shkarkimin e tij. Madje, edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, prezantimet e tij para mediave për fabrikën e Gërdecit, ka bërë përgjegjës Shefin e Shtabit lidhur me këtë çështje. Pak javë më parë kreu i qeverisë shkarkoi nga detyra, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ish-shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërkohë që Presidenti Topi u përgjigj vetëm pak orë më vonë, duke shkarkuar dy nga gjeneralët e ushtrisë, Komandantin e Forcës së Bashkuar, Gjeneral Major Shpëtim Spahiu dhe Komandantin e Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Zija Bahja.
Përplasja
I pyetur në emisionin “Opinion” për marrëdhëniet me Kryeministrin Berisha, Presidenti Topi tha se, “unë besoj që me Kryeministrin, e kam thënë dhe herë tjetër dhe e konfirmoj edhe sonte, kemi pasur marrëdhënie njerëzore mbi bazën e komunikimit institucional. Pra, unë kam qenë që në fillim, ju e dini shumë mirë, kanë qenë raporte ku janë respektuar pozicionet e gjithsecilit dhe në mënyrë shumë të kujdesshme. Sot jemi në pozicione që patjetër në radhë të parë ne duhet t’i japim prioritet marrëdhënieve institucionale, pa harruar raportet njerëzore. Raportet njerëzore janë shumë influente, por janë edhe raportet institucionale me patjetër”. Por rasti i fundit, kur pesë dekrete të kreut të shtetit janë bllokuar nga maxhoranca, tregon se marrëdhëniet mes tij dhe kryeministrit janë më të ftohta se çdo herë tjetër, që nga 24 korriku i vitit të kaluar, kur votat e maxhorancës e zgjodhën atë president. Kreu i qeverisë ka shprehur para deputetëve demokratë qëndrimin e tij kundër mënyrës se si Presidenti Topi ka proceduar për zgjedhjen e pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Sipas Berishës, nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që presidenti të mos konsultohet paraprakisht me partitë politike për emrat që ka çuar për votim në Parlament. “Në vendimin për dekretet e Presidentit, maxhoranca duhet të udhëhiqet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kërkon konsultimin e Presidentit me Kuvendin. Nuk ka ndodhur asnjëherë dhe kjo është hera e parë që Presidenti të mos konsultohet më parë me maxhorancën dhe opozitën lidhur me dekretet”, është shprehur kreu i qeverisë. Berisha ka artikuluar para grupit të PD-së në dy mbledhjet e fundit se, “edhe gjatë kohës që ka qenë zoti Moisiu janë bërë negociata me kryetarët e grupeve parlamentare dhe në raste të veçanta edhe me kryetarët e partive”.