Qëlloi shokun për vdekje, mbetet në burg
SHKODER - Gjykata e Shkodrës lë në burg pa afat, Pëllumb Gurin, i cili tri ditë më parë qëlloi me thikë shokun e tij, Leonard Lisi.
Në seancën e zhvilluar dje u dha masa e sigurisë "arrest me burg" për të, për akuzën e plagosjes me pasojë vdekjen. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Marina Rraboshta, pasi ka dëgjuar shpjegimet e sjella në këtë seancë gjyqësore nga organi i akuzës, i përfaqësuar nga prokurorja Françeska Leka, ka vlerësuar të drejtë vendimin për masën e ndalimit të bërë nga policia dhe ka caktuar si masë sigurie për të dyshuarin Guri atë të "arrestit me burg". Vetë i akuzuari Guri, gjatë fjalës së tij e ka pranuar autorësinë, duke theksuar se shkaku ka qenë një grindje e çastit në mbrëmjen e së mërkurës, ku pas një debati viktima e kishte fyer rëndë, çka ka bërë që ai ta qëllonte atë me thikë. Ndërkohë që pala mbrojtëse, e përfaqësuar nga avokati Xhelal Bajraktari, ka kërkuar "arrest në shtëpi" për klientin e tij duke nisur nga fakti se ai është vetëdorëzuar dhe ka theksuar se vrasja ka qenë e momentit si pasojë e provokimit që viktima i ka bërë atij. Gjatë zhvillimit të seancës, të pranishëm në sallën e gjyqit kanë qenë vetëm familjarët e të pandehurit Guri. Ngjarja ku Lisi u godit me thikë nga shoku i tij ndodhi tri ditë më parë në fshatin Bardhaj të rrethit Shkodër. Guri i ka dalë përpara Lisit në momentin që ai po kalonte pranë shtëpisë së tij. Pasi kanë debatuar ai e ka goditur atë me thikë në pjesën e barkut, duke i shkaktuar plagë të rënda. Edhe pse Lisi u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, pak orë më vonë ai ndërroi jetë. r.d