Frikë nga provimi i matematikës, vetëhelmohet me larës rrobash
KORÇE - Frika e ankthi para provimit të matematikës e shtyn drejt vetëvrasjes maturanten nga Korça.
Mesditën e së enjtes, rreth 1 javë para testimit, 18-vjeçarja, A.Sh., nxënëse e vitit të fundit në shkollën e mesme pedagogjike në Korçë ka përfunduar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve spitalore, ajo kishte pirë pluhur larës të tretur e për rrjedhojë kishte humbur vetëdijen dhe shkumëzohej pareshtur. Vajza, banore e fshatit Bishnicë të rrethit të Pogradecit, jetonte në një banesë private në lagjen 17 të Korçës. Pas dhënies së provimit të parë të Maturës Shtetërore në lëndën e letërsisë, prej disa ditësh ka qenë duke u përgatitur në lëndën e matematikës, i cili zhvillohet të martën. Por, siç kanë pohuar prindërit e saj në këtë lëndë ndihej më pak e sigurt, edhe pse po punonte vazhdimisht për përgatitjen e provimit. Vajza ka ruajtur një moment kur nëna e saj ka shkuar në pazar për të ndërmarrë veprimin fatal të vetëhelmimit. E papërgatitur për këtë veprim ka gjetur në shtëpi pluhurin larës të teshave dhe pasi e ka tretur në një gotë e ka pirë. Nëna e ka gjetur gati pa ndjenja. Vetëm nga era e solucionit që nxirrte nga goja prindërit dhe më pas mjekët kanë kuptuar se çfarë kishte konsumuar maturantja. Pas lavazheve të përsëritura dhe mjekimit intensiv për gati gjithë natën vajza ka dalë nga gjendja e rëndë shëndetësore dhe ka rifituar vetëdijen. Për punonjësit e policisë vajza ka deklaruar se kishte pirë pluhur larës. Mandej ajo ka treguar edhe shkakun pse ndërmori vetëhelmimin. "Kisha frikë se do të ngelesha në provimin e matematikës. Druhesha se mos mërzitja prindërit e mi dhe në çast mendova t'i jepja fund jetës", ka pohuar maturantja, e cila ka treguar pendesë për atë që kishte kryer, duke e cilësuar gjendje momentale që nuk do t'i përsëritet më. Ajo e ka kaluar rrezikun për jetën dhe brenda një kohe të shkurtër sipas mjekëve do të lërë spitalin për të vazhduar jetën normale. Pas provimit të detyruar të maturës, nxënësit e shkollës së mesme duhet të përballen dhe me provimin e lëndës me zgjedhje, për ata që kanë kërkuar të ndjekin studimet e larta. j.gj