Për të kujtuar Hysen Zaloshnjën
Engjëllushe Llane
Ndoshta askund më shumë se në Skrapar, nuk mund të gjesh mbishkrime përkujtimore sa tek shtëpia historike e Hysen Zaloshnjës, në fshatin me të njëjtin emër. Një prej tyre thotë se shtëpia i takon vitit 1700. Një tjetër thotë se këtu u hap shkolla e parë shqipe e krahinës së Tomorricës. Një mbishkrim i tretë thotë se kjo shtëpi është një bazë e rëndësishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Këto ditë banorët e kësaj zone kanë një arsye përse ta kujtojnë për disa minuta Hysen Zaloshnjën. Pikërisht në shtëpinë e tij, nga data 9-13 qershor 1943, ka zhvilluar punimet Konferenca e Parë e Aktivit të Rinisë Komuniste të Shqipërisë. Pikërisht nga ky forum, Hyseni u zgjodh kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Qarkut të Beratit dhe delegat në Kongresin e Përmetit, ku dhe zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar. Kanë kaluar 65 vjet nga kjo ngjarje. Kush ishte në fakt njeriu që strehoi të rinjtë e luftës dhe që, në fakt, i dha çlirimit të atdheut gjithçka, edhe fëmijët, edhe pasurinë e tij?
Një idealist i çuditshëm, armik me të gjitha qeveritë
Që në rininë e hershme, në fillim të viteve 1900, Hysen Zaloshnja kuptoi që pavarësia dhe liria e këtij vendi është më e shtrenjtë se jeta e tij. Megjithëse ishte vetëm gjimnazist në shkollën e Beratit, ai ndihmoi në lirimin e disa patriotëve të burgosur në këtë qytet. Kjo i kushtoi shtrenjtë. Autoritetet e asaj kohe sapo zbulojnë që Hyseni ishte një ndër personat që kishte ndihmuar në këtë aksion e përjashtuan nga shkolla. Kthimi në Zaloshnjë, fshatin e tij, ishte e vetmja rrugë. Aty nis punën në krijimin e grupeve për të luftuar pushtuesit otoman. Pllaka përkujtimore me mbishkrimin “Këtu në vitin 1908 u krijua çeta e luftëtarëve të lirisë”, dëshmon më së miri kontributin e këtyre viteve të Hysen Zaloshnjës.
Asokohe çetat e krijuara nga Mahmut Zaloshnja, (i ati i Hysenit) ishin ndër të parat në jug të vendit, të cilat u ngritën kundër pushtimit turk. Në vitin 1911, Hyseni ishte një ndër iniciatorët dhe pjesëmarrësit e Kuvendit të Sinjës të rrethit të Beratit. Shpallja e Pavarësisë e gjeti atë në radhët e luftëtarëve më aktivë për zbatimin dhe për mbrojtjen e programit të Kuvendit të Vlorës. Edhe për këtë kontribut të tij ekziston një tjetër pllakë historike: “Këtu në vitin 1919 u formua Komiteti Shqiptar për të mbrojtur krahinën e Skraparit nga pushtuesit e huaj”. Dëshmitë flasin se në të gjitha ngjarjet e Luftës së Parë Botërore dhe pas saj ky njeri ka qenë pjesëmarrës.
Në vitin 1920 përpjekjet e tij ishin për të parë Shqipërinë të lirë dhe demokratike. Kësaj ëndrre duket se i është përkushtuar në çdo sekondë të jetës së tij. Merr pjesë në Kongresin e Lushnjës dhe në vitin 1920. Ndërsa Revolucioni i Qershorit do ta gjente përkrah patriotëve si Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi, Riza Cerova etj.
Duket se aktiviteti i Hysen Zaloshnjës nuk ka qenë ai i një aktivisti që bën pjesë në një grup vetëm për të qenë pjesëmarrës. Nga ato sa thonë dëshmitë, Hysen Zaloshnja ka qenë një nga ndërtuesit e shtetit demokratik në Shqipërinë e atyre viteve. Aq i rëndësishëm ka qenë roli i tij, sa që Luigj Gurakuqi në gazetën “Ora e maleve” më 20 qershor të vitit 1923, në një artikull me titull “Shenjë përparimi”, e cilëson Zaloshnjën: “Një veprimtar të rëndësishëm, patriot të lëvizjeve demokratike në Revolucionin e Qershorit”.
Pas dështimit të forcave demokratike, lufta për çlirimin e vendit ishte një tjetër sfidë. Si një alternativë për lirinë e vendit, Zaloshnja përkrahu Frontin Nacionalçlirimtar. Burgoset në Elbasan dhe internohet në Pukë. Më pas provon dhe burgun famëkeq të Beratit dhe të Italisë.
I kthyer nga internimi, Hyseni mori pjesë aktive në mars të vitit 1942 në luftën për çarmatosjen e forcave mercenare të Xhaf Balit. Vjeshta do ta gjejë në krye të frontit për çlirimin e Çorovodës, ku më 5 shtator të 1942 qyteti për herë të parë do të ndihej i lirë. Sigurisht këtë rrugë do të ndjekë edhe familja e tij. Dy djemtë të Hysenit, Shkëlqimi dhe Përparimi, u radhitën në forcat partizane. Përparimi humbi jetën në luftë.
Hysen Zaloshnja vdiq në vitin 1965, në përgjithësi i varfër, i zhgënjyer dhe pasi kish marrë goditje të rënda nga fati. Këtu mbaron historia e tij. Por ende kanë mbetur sot disa njerëz, të cilët do t’i lexonin me dashamirësi këto rreshta. Eshtë e dobishme ndonjëherë ta shkëputim vëmendjen nga politika dhe të kujtojmë ndonjë individ të mençur.
* Autorja është përgjegjëse e muzeut të rrethit Skrapar