Një Konventë për mbrojtjen e grave
Maud de Boer-Buquicchio*
Një në çdo katër gra në Evropë ka patur një përvojë dhune fizike të paktën një herë gjatë jetës së saj madhore, dhe më shumë se 10 për qind kanë vuajtur dhunën seksuale përfshirë përdorimin e forcës. Deri në 45% e grave vuajnë nga një lloj dhune, shumë shpesh kryer nga partnerë ose ish-partnerë. Në 2005, të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës vendosën të bëjnë heqjen e dhunës ndaj grave në prioritet dhe lançuan një fushatë në bashkëpunim me qeveritë kombëtare dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe joqeveritare. Objektivi ishte rritja e ndërgjegjësimit për shkallën e efektit shkatërrues të dhunës bazuar në gjini në viktimat e saj dhe në mbarë shoqërinë, dhe të inkurajojnë shtetet anëtare të miratojnë masa administrative dhe ligjore për të luftuar dhunën kundër grave, të sigurojnë shërbime për gratë viktima dhe të mbledhin të dhëna të besueshme, në mënyrë që të miratojnë politika eficiente.
Fushata jonë ka inkurajuar shtetet anëtare të miratojnë një metodë të kuptueshme për të mbrojtur gratë nga dhuna. Ne kemi punuar me rrjetet ndërqeveritare, qeveritë kombëtare, parlamentet dhe parlamentarët, përfaqësuesit e autoriteteve lokale dhe rajonale dhe OJQ-të.
Një nga pengesat kryesore në luftën kundër dhunës bazuar në gjini, është se shpesh shihet si një çështje private në të cilën institucionet publike nuk duhet të ndërhyjnë. Në fakt, shumë viktima janë shumë të frikësuara dhe shumë të traumatizuara për të kërkuar ndihmë profesionale, ose janë thjesht të painformuara për faktin se ndihma ekziston. Prioriteti ynë është jo vetëm të ofrojmë ndihmë, por edhe të sigurojmë se viktimat kanë dijeni se ka ndihmë të disponueshme dhe se ato janë në gjendje ta marrin atë. Shoqëria civile mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.
Gratë që vuajnë nga dhuna nuk janë vetë viktima të abuzimit; ato janë edhe viktima të indiferencës. Ne nuk mund të vazhdojmë të injorojmë dhunën kundër grave, sepse barazia e vërtetë mes grave dhe burrave nuk mund të ekzistojë deri sa të ndryshojmë mentalitetet dhe perceptimin për këtë lloj forme dhune. Në të njëjtën kohë, jam e bindur se mungesa e barazisë është baza e dhunës. Dhuna ndaj grave shpjegohet shpesh si një rrjedhojë e frustrimit të burrave provokuar nga humbja e kontrollit mbi gratë, që përpiqen të emancipojnë veten e tyre dhe kundërshtojnë nënshtrimin dhe diskriminimin. Kjo mund të jetë e vërtetë në shumë raste, por jo në të gjitha. Në një situatë të keqe, ky është skenari më i mirë, sepse në shumë raste të tjera, dhuna ndodh edhe nëse një grua është shumë e frikësuar, traumatizuar ose përndryshe e paaftë të luftojë për të drejtat e saj.
Këshilli i Evropës ka kontribuar në shpërndarjen e mesazhit që dhuna kundër grave është e papranueshme dhe asnjë zakon, fe apo traditë nuk mund të përmendet për ta justifikuar atë.
Fushata e Këshillit të Evropës përfundon në qershor 2008, por puna jonë për të luftuar dhunën ndaj grave vazhdon. Një task force do të vlerësojë nëse fushata i ka përmbushur objektivat e saj dhe masat e aplikuara në shtetet anëtare. Ai do të paraqesë propozime për veprim të ardhshëm të Këshillit të Evropës dhe shtetet anëtare, përfshirë rekomandimet për një Konventë të re Evropiane për të luftuar dhunën kundër grave.
Fushata ka kontribuar për të rritur ndërgjegjësimin në Evropë dhe – në disa vende – solli masa praktike për të mbrojtur viktimat, por kjo nuk është mjaftueshëm. Qendrat e pritjes dhe linjat e ndihmës 24-orëshe duhet të krijohen. Mbështetja duhet të jetë e disponueshme edhe në zonat urbane e në zonat rurale dhe nuk duhet të fokusohet vetëm në zgjidhjen imediate të krizës, por të parandalojë abuzime të tjera.
Disa vende kanë avancuar shumë legjislacionin, por ne duhet të sigurohemi se situata do të përmirësohet në të gjithë Evropën. Dhuna bazuar në gjini është një dhunim i të drejtave të njeriut dhe ne duhet të luftojmë për një set garancish të të drejtave të njeriut të zbatuara nga të gjitha vendet evropiane.
Nëse duam të ndryshojmë realitetin, ne duhet të ndryshojmë mentalitetet, por ne duhet të ndryshojmë gjithashtu ligjet. Një konventë e Këshillit të Evropës kundër dhunës ndaj grave, që do të përmbajë politika për të mbrojtur viktimat, parandaluar dhunën, përndjekë keqbërësit, mund të bëjë ndryshimin për viktimat. Dhe le të mos harrojmë, ato nuk mund të presin..
* Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës