Berisha shkarkon nga posti në administratën shtetërore, Mero Baze
Këshilli i Ministrave miratoi, gjatë mbledhjes së djeshme, vendimin për shkarkimin nga posti në administratën shtetërore të gazetarit Mero Baze. “Në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të Nenit 10, të Ligjit nr. 9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: “Lirimin, për shkak të mbarimit të mandatit, të dy anëtarëve të Këshillit të Statistikave, përfaqësues të shoqërisë civile: z. Mero Baze; znj. Mirlinda Rusi”, - shkruhet në vendimin e qeverisë. Në vend të tyre Këshilli i Ministrave ka miratuar emrin e Sami Nezajt dhe Edlira Muedinit.
26 Mars 2009