E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosh: “OSBE-ja do të ndihmojë në procesin e demontimit të armëve”



Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, deklaroi të dje se OSBE-ja po e ndihmon Shqipërinë për shkatërrimin e municioneve të mbetura. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Rehabilitimit për Gratë dhe Fëmijët në Gërdec, ambasadori Bosh tha se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e përfshirë dhe po ndihmon qeverinë shqiptare në përpjekjet e saj për shkatërrimin e municioneve të mbetura, nga të cilat ka ende shumë në këtë vend. “Duke ndihmuar në shkatërrimin e tyre ne ndihmojmë në shmangien e çdo lloj fatkeqësie në të ardhmen”, - tha ambasadori Bosh. Qendra “Vizion”, e përuruar dje në Gërdec, do të shërbejë si kopsht për fëmijët, ndërsa janë hapur edhe kurse kompjuteri e rrobaqepësie për të reja, si dhe një zyrë për psikologun. Ajo është ngritur në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare.

26 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›