Berisha shkon në Kosovë për 134 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit
Ndërsa në Shqipëri ankthi për zgjedhjen e presidentit po shtohet, kryeministri shqiptar vazhdon axhendën e tij të takimeve. Të shtunën thuajse gjithë ditën e kishte në dispozicion të Tunelit të Krrabës. Jozyrtarisht mësohet se ai ka pasur një takim me Ilir Metën, por sërish mbetet e pakonfirmuar diçka e tillë. Ndërkohë që të dielën kryeministri do jetë në Prizren ku do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 134 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Ashtu siç ndodhi edhe në rastin e takimit të parë me Edi Ramën, edhe kësaj here kryeministri do të përpiqet të bëjë sikur axhenda e tij është e mbushur me aktivitete dhe takimi mund të bëhet në orët e pasdites.
Kryeministri Sali Berisha ishte në Prizren para pak ditësh për promovimin e abetares së përbashkët Shqipëri- Kosovë.