E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha shmang hetimin, merret me Porto Romanon

Kryeministri s’ përmend idenë e tij për hetim ndërkombëtar. Sfidon opozitën me një tjetër draft për Porto Romanon

TIRANË- Presioni në rritje i faktorit ndërkombëtar duket se ka detyruar kryeministrinBerisha që të heqë dorë nga nisma e tij për të realizuar hetim ndërkombëtar për çështjen “Fazlliç”. Goditjen e fundit ndaj mundësisë së konkretizimit të kësaj nisme duket se e ka dhënë dje ambasadori amerikan Xhohn Withers i cili nuk nguruar ta konsiderojë atë si të çuditshme, ç’ka ka sjellë në fakt edhe reagimin indirekt të kryeministrit të bëjë prapa kthehu në qëndrimin e vet. Megjithëse nuk e ka deklaruar publikisht ndryshimin e këtij kursi, Berisha ka lënë të kuptohet një gjë të tillë nga fjala që mbajti gjatë seancës së djeshme plenare në sallën e Kuvendit. Në gati dhjetë minuta fjalim për këtë çështje, të mbajtur fill pas deklaratës së Withers, ai nuk ka përmendur asnjëherë idenë e ndërmarrjes së asnjërës prej dy nismave, qoftë atë për hetim ndërkombëtar, as edhe atë për hetim parlamentar të procedurave të ndjekura nga organi i akuzës për ndalimin e sekserit serbo-boshnjak Damir Fazlliç gjatë vizitës që ai kreu para disa ditësh në Tiranë. Ndërkohë për të hedhur poshtë çdo lidhje të tijën dhe familjarëve të vet me skandalin e blerjes së tokave nga Fazlliç në Porto-Romano, ai është përpjekur të hedh poshtë çdo hije dyshimi duke i propozuar opozitës që të sjell një projektligj të veçantë për shtetëzimin e tokës në këtë zonë ku dhe është përcaktuar të ngrihet parku energjitik. “Keni ngritur shpifjet e trillimin se Fazlliç ka blerë tokë tek njollat e Termocentraleve dhe unë kam këtu propozimin konkret, nëse jua mban silleni, ligjin për shtetëzimin, ju jap fjalën e nderit se do të shtetëzoj çdo centimetër në atë tokë. Kryeministri i këtij vendi deklaron se në shpirt në thelb është kundër çdo shtetëzimi, por do ta bëjë atë, me kërkesë të opozitës, do të shtetëzojë çdo centimetër tokë në Porto Romano”, - tha Berisha në fjalën e vet. Në fjalën e tij, Sali Berisha nuk kurseu dhe sulmet indirekte ndaj prokurorisë dhe opozitës. Sikur të ishte ende në opozitë ai ka lëshuar akuza direkte se eksponentë të veçantë të opozitës kanë lidhje me figura të krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›