E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekordi, Lipi përsërit historinë

Trajneri nuk ka pësuar asnjë humbje në 30 ndeshje radhazi me Italinë, duke arritur Vitorio Pocon

Kanë rëndësi vetëm rezultatet. Atëherë, të rrojë Italia dhe trajneri i saj, që meriton notën dhjetë, në pritje të yllit që duhet ta marrë në nëntor në Athinë. Sepse Italia nuk entuziazmon dhe fiton duke vuajtur, ashtu siç i pëlqen Marçelo Lipit; kjo shërben për të forcuar grupin. "Jam i lumtur për katër pikët e fituara në tri ditë; nuk ishte gjë e thjeshtë me problemet e shumta që kemi pasur. Nëse dikush ka për të bërë ndonjë kritikë, është i lirë ta bëjë. Mua nuk më intereson aspak." Krahasimi me ish- trajnerin Poco e bën krenar trajnerin aktual të Italisë: "Nuk dua të bëj rolin e atij që shpreh një modesti të shtirur, sepse krahasimi me një personazh kaq të rëndësishëm, i cili ka fituar dy botërore rrjesht, si dhe Lojërat Olimpike, më pëlqen. Por unë besoj se, përveç rekordeve, 30 ndeshje radhazi pa pësuar asnjë humbje janë të vlefshme me një kampionat të fituar, duke parë numrin e takimeve. Kjo është fantastike, ashtu siç është fantastik fakti që këto rezultate kanë sjellë fitoren e një botërori dhe rindërtimin e një ekipi të ri. Besoj se është edhe merita ime".

URIME EKIPIT - Më pas, Lipi flet për lojtarët: "Përveç rezultateve, jam i kënaqur shumë me punën e shkëlqyer që kanë zhvilluar lojtarët në këto dhjetë ditë të lodhshme. Një moment thelbësor për rritjen e grupit, por duhet akoma të kualifikohemi, sespe nuk ka asgjë të sigurt. Për mendimin tim, kemi luajtur si një skuadër e vërtetë. Kjo Itali më befason gjithmonë". Më pas, ndalet tek individët. "Dosena ka luajtur shumë mirë. Xhilardino ka punuar si i çmendur, por nuk dua të dëgjoj kritika ndaj tij, sespe nuk ka shënuar. Amelia kishte nevojë për të gjetur pak besim në aftësitë e tij, si dhe ka shpëtuar rezultatin. Ndërsa te Pepe kemi gjetur zëvendësuesin e Kamorranezit, për punën që ai zhvillon në dy faza."

--------------------------------------------------------Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit u përgjigjet akuzave të drejtuara nga menaxherët Orlandini

Moxhi: Falë meje, Italia e fitoi botërorin!

Luçiano Moxhi rishfaqet në skenë. Në sallën e gjyqit në Romë, për procesin e "Gea"-s, lëshon deklarata spontane që bien si "breshër" mbi futbollin italian. "E bëra Italinë ta fitojë Botërorin në Gjermani," - ishte komenti i rëndë i ish-drejtorit të përgjithshëm të Juventusit. Shfryrja e Moxhit erdhi pas dëshmive tek Andrea Orlandinit, ish-futbollist, menaxher dhe djalit të Andreas, që përfaqësonte portierin aktual të Breshias, Emanuele Viviano. Mbrojtësi ekstrem, kur luante në skuadrën e të rinjve të Fiorentinës ishte gati, duke kaluar te Juventusi. "Babai i Vivianos, - theksoi dje në sallë Klaudio Orlandini, - më tha se sekretari i Macinit (Inoçenco, ish-zëvendëspresidenti i Federatës Italiane të Futbollit) i kishte thënë që të paraqitej në takim me drejtuesit e Juves pa menaxherin përkatës. Por ai më paralajmëroi dhe bisedimet dështuan." Andrea Orlandini, nga ana tjetër, theksoi dje në sallë: "Luçiano, pasi bisedimet për kalimin e Vivianos te Juvja dështuan, më telefonoi. Ishte kundër këtij vendimi dhe më tha se 'unë, djalit tënd ia shkatërroj karrierën. Ai është në fillimet e tij si menaxher futbolli, thuaj të ketë kujdes!'. Por këto janë gjëra që ndodhin në botën e futbollit".

Por dëshmia në fjalë ka shkaktuar reagimin e "Big Luçianos", i cili, mes gjithë të pranishmëve ka shfryrë. "Ndaj meje vazhdojnë të përsërisin vetëm gjëra të pavërteta, jam shumë i zemëruar, - sulmoi ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve. - Thuhet se qenkam interesuar për djalin tim, për një lojtar të skuadrës së të rinjve të Fiorentinës, që as nuk e njihja. Dhe ndaj kujt thuhen këto gjëra, ndaj meje?! Unë, që solla dhjetë lojtarë, plus trajnerin e kombëtares, si dhe bëra që Italia ta fitojë botërorin para dy vitesh në Gjermani ndaj Francës." Moxhi është i inatosur edhe me Orlandinin: "Andrea Orlandini ishte pa punë, e mbajta të punonte me mua për pesë vite, sepse më vinte keq për situatën në të cilën ndodhej. Duhet të them se, duke e parë sërish tani, më vjen akoma trishtim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›