Gjirokastër, kapet romi me 3.2 kg mariuanë
Një shtetas me kombësi rome është kapur mbrëmë nga policia e Gjirokastrës me 3.2 kg drogë e tipit mariuanë. Lajmi u bë i ditur sot nga policia e këtij qarku. 25 vjeçari Elton Kanani banues në Berat e Kishte feshur drogën në një familje rome në Gjirokastër. Ai u arrestua në flagrancë nga specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Drogës.
Pas informacioneve të marra policia ka ushtruar kontroll në banesën e shtetases Liri Bregu, me kombësi rome në lagjen Zinxhira të qytetit Gjirokastër. Në banesën e saj u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike, e dyshuar si mariuanë.
Nga deklarimet e marra nga kjo shtetase rezultoi se lëndën narkotike e kishte lënë në banesën e saj i arrestuari Elton Kanani. Mariuana u sekuestrua në cilësinë e porvës materiale dhe po punohet për zbardhejen e plotë të kësaj vepre penale.