E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ”shmang” përgjigjen për firmën amerikane

Kryeministri Berisha është shprehur dje në mbrëmje gjatë një konference të posaçme për shtyp se firma amerikane kishte të drejtë të punonte me një firmë nënkontraktore shqiptare, por pa dhënë asnjë detaj lidhur mbi mënyrën se si firma e specializuar amerikane kontrollonte nënkontraktorin e saj. ”Një kompani dhe çdo kompani e huaj, pa asnjë përjashtim, punon me kompani vendi. Ato punojnë me këto kompani pasi marrin garancinë e nevojshme. Deri tani kanë çmontuar deri 6 mijë tonë municion. Nuk mund të përjashtojmë gabimin njerëzor, aksidentin në momentin e çmontimit dhe nuk përjashtohet mundësia që djegoret e predhave të shpërthejnë dhe kjo sipas vlerësime të ekspertëve”, - ka deklaruar Berisha. Më tej kryeministri ka “dhënë alarmin” për gjendjen e municioneve në Shqipëri duke u shprehur se të tilla ngjarje kanë ndodhur dhe në vende anëtare të NATO-s, por pa dhënë detaje konkrete. “Kjo ngjarje dëshmon për një pasiguri për municionet dhe dëshmon se Shqipëria ka një problem. Por duhet të them se ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në vende të NATO-s. Ky është një aksident i rëndë në një proces ku kompania ishte e certifikuar me detyrën për të prishur municionet. Një gjë është e sigurt, se eksplozioni ka ndodhur në fabrikë dhe jo jashtë saj”, - ka deklaruar Berisha.

17 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›