Maqedonia i ofron ndihmë Shqipërisë për ngjarjen e Gërdecit
Qeveria e Maqedonisë i shprehu keqardhje dhe ngushëllime qeverisë shqiptare për tragjedinë që ndodhi dje në Gërdec, afër Vorës. "Kryeministri Nikolla Gruevski foli para rreth 20 minutash me kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe i transmetoi keqardhjen e tij. Ai i ofroi dhe ndihmën që disponojnë institucionet e Maqedonisë", - deklaroi për MIA-n zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Ivica Bocevski. Zëdhënësi theksoi se qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë ta ndjekë situatën dhe do të koordinohet vazhdimisht me palën shqiptare për nevojat për ndihmë dhe mbështetje
17 Mars 2008