E Diel, 1 Nëntor 2026

Delijorgji: “Eksplozivi i degraduar mund të ketë shpërthyer vetë”

I kontaktuar nga ”Albania” mbrëmjen e djeshme, presidenti i firmës nënkontraktore për çmontimin e municioneve, Mihal Delijorgji, është shprehur se firma e tij ishte angazhuar për të çmontuar rreth 13 mijë tonë municion, ndërsa ka sqaruar se një pjesë e mirë e predhave kishte një lloj të veçantë baruti që kishte aftësi vetëndezëse si pasojë e degradimit në vite. ”Mund të ketë qenë dhe nga sasia e konsiderueshme e një lloji të veçantë, baruti, i cili ishte shumë problematik. Ne e dinim këtë pasi kalimi i viteve e ka bërë këtë lloj baruti shumë sensibël dhe mund të ndizej dhe në kushte normale atmosferike. Gjithsesi, në momentin që flasim është shumë herët për të dalë në konkluzione, pasi vetë unë kam qenë në Tiranë kur ka ndodhur ngjarja e për më tepër asnjë ekspert nuk ka mundur t’i afrohet deri tani vendit të ngjarjes”, - ka deklaruar Delijorgji për ”Albania”-n. Më tej Delijorgji ka deklaruar për ”Albania”-n se është i hapur dhe i gatshëm për të gjitha kontrollet shtetërore apo hetimet që lidhen me këtë çështje.

17 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›