Berisha shtron drekë për ambasadorët e NATO
Kryeministri Sali Berisha ka shtruar dje një drekë në Pallatin e Brigadave për ambasadorët e NATO-s në vendin tonë, me rastin e marrjes së ftesës nga Shqipëria.
Duke vlerësuar se shqiptarët kanë pasur një histori të vështirë përsa i përket lirisë, kryeministri Berisha tha se, marrja e ftesës për anëtarësim në NATO ishte një ditë historike për të gjithë shqiptarët. “Me marrjen e ftesës së anëtarësimit në NATO ne kemi siguruar përfundimisht liritë dhe të ardhmen tonë. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të ndërtuar një komb të lirë”, tha më tej kryeministri Berisha. Kryeministri theksoi se besimi që NATO i dha Shqipërisë, duke i ofruar ftesën e anëtarësimit në Samitin e Bukureshtit, erdhi si rezultat i reformave thelbësore, të cilat e bënë Shqipërinë të gatshme për anëtarësimin në Aleancë. Gjatë drekës e mori fjalën edhe Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John L. Withers, i cili u shpreh se, “ftesa për anëtarësim në NATO ishte një mrekulli e lirisë”. Kjo mrekulli, - theksoi ambasadori Withers, ka bërë që Shqipëria të shihet në një dritë më pozitive dhe ka ndryshuar vizionin ndërkombëtar për Shqipërinë.