Ulet inflacioni, por vetëm për veshjet
Çmimet e mallrave ushqimorë vazhdojnë të jenë të larta. Gjatë muajit prill është ulur vetëm çmimi i zarzavateve, ndërsa për mallrat e tjerë ushqimorë ka vazhduar rritja e çmimeve.
Fabiola Çela
Gjithashtu janë ulur edhe çmimet e veshjeve, por kjo si pasojë e sezonit të uljeve. Instituti i Statistikave ka publikuar dje indeksin e çmimeve të konsumit, sipas të cilit inflacioni në muajin prill është 4.4 për qind. Edhe pse niveli i inflacionit në këtë muaj ka pësuar një ulje në krahasim me marsin, përsëri ai mbetet i lartë, madje mbi kufirin e vendosur nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria. Kjo do të thotë se edhe përgjatë muajit prill konsumatorët shqiptarë kanë shpenzuar shumë para nga buxheti i tyre familjar për të blerë mallrat e konsumit të përditshëm.
Çmimet
“Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin prill 2008 arriti 102.0 për qind, duke shënuar një ulje prej 0.4 për qind krahasuar me muajin e kaluar. Ndryshimi vjetor në muajin prill është 4.4 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.9 për qind”, thuhet në raportin e INSTAT-it. Gjatë këtij muaji çmimi i zarzavateve është ulur me 6.9 për qind, ndërsa çmimet e frutave janë ulur vetëm me 0.2 për qind. Gjatë muajit prill çmimet në të gjitha nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve shënuan një rritje. Por pavarësisht këtyre uljeve, kostoja e jetesës për shqiptarët vazhdon të mbetet e lartë. Më të prekur nga shtrenjtimi i kostos së jetesës janë familjet buxhetore dhe pensionistët, të cilët janë të detyruar që me ato pak të ardhura që kanë të përballojnë rritjen masive të çmimeve. Por për fat të keq kjo rritje çmimesh duket se nuk ka të ndalur. Shkak për këtë është kriza botërore e çmimeve të ushqimeve. Shqipëria është një vend importues dhe si i tillë rritja e çmimeve të mallrave ushqimorë në tregjet ndërkombëtare reflektohet në tregun vendas. Një fakt të tillë e ka paralajmëruar pak ditë më parë edhe vetë kreu i Bankës Qendrore, Ardian Fullani. Rritja e çmimeve pritet të vazhdojë për një kohë të pacaktuar dhe përballë një situate të tillë ai i ka sugjeruar qeverisë që të marrë masat e duhura për të zhvilluar sektorin e bujqësisë, si e vetmja rrugëzgjidhje për të zbutur disi krizën e ushqimeve. Konsumatorët prej muajsh po përballen me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore në vend. Kjo rritje çmimesh ka nisur që në muajin shtator të vitit të kaluar, pikërisht atëherë kur niveli i inflacionit arriti në 4.4 për qind, duke kaluar kështu edhe kufirin prej 4 për qind të vendosur nga Banka e Shqipërisë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, shkak për këtë ishte rritja e çmimit të karburanteve dhe ajo e drithërave në tregjet ndërkombëtare.
Rritet me 5 lekë/litër çmimi i karburanteve
Çmimi i karburanteve është rritur sërish. Tashmë një litër karburant shitet me 5 lekë më shumë se pak ditë më parë. Në pikat e tregtimit të karburanteve në kryeqytet një litër naftë diezel në tregjet e pakicës po shitet me 149 lekë/litër, për produktet euro-diezel dhe benzinë, çmimi u barazua në shitje me 153 lekë/litër. Muajt e fundit çmimi i karburanteve në vend ka pësuar rritje të ndjeshme. Kjo pas shtrenjtimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare. Dy ditë më parë çmimi i naftës në tregjet botërore shënoi një rekord të ri. Një fuçi naftë u shit me 123 dollarë për fuçi. Për vetë konjukturën e tregut vendas, ku mbi 85 për qind e kërkesës për karburant plotësohet nga importi, rritja e çmimit të arit të zi në bursa reflektohet ndjeshëm. Por rritja e karburanteve dhe e energjisë ndikojnë në rritjen e normës së inflacionit. Sipas INSTAT-it, vetëm për muajin prill çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.8 për qind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 0.9 për qind. Kjo ka dhënë edhe efektin e saj negativ në rritjen e nivelit të inflacionit për muajin prill. Sipas importuesve të karburanteve në vend, shkak për këtë rritje të vazhdueshme të çmimit është kuotimi i lartë i arit të zi në bursat ndërkombëtare. Përballë një situate të tillë, ata i kanë sugjeruar qeverisë që të ulin përkohësisht akcizën e karburanteve.
Kërkesa për karburant e njëjtë
Rritja e çmimit të arit të zi nuk ka ndikuar në uljen e kërkesës konsumatore për këtë produkt. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë periudhës janar-prill janë zhdoganuar 116.843 tonë karburante, ose e thënë ndryshe e njëjta sasi me një vit më parë, kur çmimi i karburanteve ishte më i lirë. Aktualisht në Shqipëri operojnë rreth 6 importues vendas, ndërsa dy importues të tjerë janë grekë. Por kompanitë vendase zënë rreth 70-80 për qind të sasisë së naftës që importohet. Dy janë faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimit të naftës në vend. I pari është faktori ndërkombëtar, pra rritja e kuotimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare dhe faktori i dytë është niveli i akcizës dhe taksat e tjera që duhet të paguajnë importuesit e karburanteve.