Putin konfirmohet si kryeministri i ri i Rusisë
Parlamenti i Rusisë ka aprovuar me shumicën dërrmuese të votave që ish-presidenti Vladimir Putin të bëhet kryeministri i ri i vendit.
Të mërkurën ai dorëzoi mandatin presidencial Dmitry Medvedev, pasardhësit të zgjedhur prej tij si president në mars. Dhoma e Ulët ruse, Duma, votoi 392 pro, 56 kundër për zgjedhjen e Putin. Blloku i tij "Rusia e Bashkuar" dominon dhomën. Sipas "Bloomberg", në një fjalim përpara votimit, Putin tha para Parlamentit se Rusia do ta kalonte UK (Britaninë e Madhe) në terma të GDP-së gjatë këtij viti, duke arritur të shënohet si vendi i gjashtë për ekonominë më të madhe në botë. Pak orë pasi u betua si president të mërkurën, Medvedev emëroi Putin (emëruesin e tij) si kryeministër. Analizat tregojnë se fuqitë e kryeministrit do të zgjerohen tani me mandatin e Putin, madje ka një mundësi për qeverisje të përbashkët me presidentin. Medvedev tha para deputetëve se: "Nuk mendoj se ndokush mund të dyshojë mbi bashkëpunimin tonë, i cili do të forcohet". 55-vjeçari Putin, ish-agjent i KGB-së, ndalohej me Kushtetutë për mbajtjen e mandatit të tretë presidencial, në zgjedhjet e marsit. "Pyetja se kush do t'i ketë fuqitë e vërteta në Kremlin do të vazhdojë të lëvizë nëpër mendjet e njerëzve", tha analisti i BBC, James Rodgers. Megjithatë, Putin do të mbetet në Rusi politikani më popullor edhe në një të ardhme të parashikueshme, gjë që do t'i mundësojë atij shumë influencë. Në fjalimin e tij para Dumës dje, Putin tha se për të stimuluar rritjen e prodhimit dhe rafinimit të naftës, është koha për të hequr taksën ngarkesës në këtë sektor. Ai tha se, Rusia duhet të radhitet me kombet e para në botë mbi nivelin e të ardhurave dhe mirëqenien sociale, cilësinë e edukimit, shëndetin dhe shpresat e jetesës. Ai theksoi nevojën e krijimit të një "klase të vërtetë masive investitorësh", duke shtuar se edhe të ardhurat e njerëzve modestë duhet të jenë në gjendje t'i bëjnë ata aksionerë.