E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi serbëve: Mendohuni për pjesëmarrjen në zgjedhje

"Zgjedhjet do të injorohen dhe do të jenë të papranueshme për Kosovën si dhe për komunitetin ndërkombëtar", tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. "Serbët e Kosovës duhet të respektojnë institucionet dhe të mos shkojnë në votimet e Serbisë", shtoi Thaçi duke iu bërë thirrje serbëve të Kosovës të integrohen në institucionet e Prishtinës.

Thaçi u kujtoi atyre se, zgjedhjet lokale serbe janë një shkelje e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nën të cilën Kosova ka qenë në administrim që në vitin 1999. Beogradi ka njoftuar se, do të mbajë si zgjedhjet parlamentare ashtu edhe ato lokale në zonat e banuara nga serbët në Kosovë më 11 maj. Kosova dhe UNMIK i kanë pranuar zgjedhjet parlamentare serbe që të zhvillohen në territorin e Republikës së re për të respektuar dy-nënshtetësinë e serbëve të Kosovës, por si Misioni Ndërkombëtar në Kosovë, ashtu edhe qeveria e Prishtinës e kanë kundërshtuar vendimin për të zhvilluar zgjedhje lokale, duke i vlerësuar ato si ilegale. UNMIK-u ka të drejtën ekskluzive, njihet nga ndërkombëtarët si autoriteti i vetëm, i cili mund të organizojë zgjedhje në Kosovë. Argumenti që këmbëngul Serbia është se sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, nën të cilën vepron edhe UNMIK-u, Kosova është pjesë e Serbisë dhe për këtë, mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe do të bëhet "në të gjithë territorin e saj". Shumë zyrtarë e kanë kundërshtuar planin e Serbisë për të mbajtur zgjedhje në Kosovë, të parat që kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt. UNMIK dhe Prishtina parashikojnë se Serbia mund të përdorë këto zgjedhje për të forcuar strukturat e saj paralele në Kosovë dhe administratën rivale serbe, e cila vazhdon përpjekjet për të sfiduar autoritetet e Prishtinës, UNMIK-ut dhe mbështetjen e pavarësisë nga shumë vende. UNMIK po e kalon qetësisht këtë situatë, duke dhënë deklarata të shumta se zgjedhjet janë ilegale. OKB në Kosovë ka deklaruar se, do të merren masa kundër zgjedhjeve pa deklaruar ende cilat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›