“Berisha, si fjalimet e Byrosë”
Drejtuesi i Lëvizjes G99 Erion Veliaj duke komentuar mocionin me debat në seancën e Parlamentit me kryeministrin tha se Berisha ishte i trembur nga të vërtetat e çështjes Fazlliç. “I trembur nga e vërteta dhe i vendosur nën akuzë nga i gjithë publiku shqiptar, Berisha zgjodhi që në vend që t’i përgjigjej qytetarëve të tij në lidhje me aferat korruptive, vazhdoi fjalimet e pafundme si në kohën e qëmotit, me ato që dëgjonim në pleniume ku kriter ishte sa mund t’i lodhje anëtarët e byrosë me fjalime disa orëshe, dhe jo thelbi i argumenteve dhe pyetjeve që populli shqiptar i ngriti të pandehurit Sali Berisha”, tha Veliaj. Sipas tij, “ajo që ndodhi në kuvend ishte prova e qartë që kryeministri dhe njerëzit e tij nuk kanë asnjë mbrojtje për veprimet e tyre”.