E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fushata e PS dështoi dje”

 

Zëdhënësi i grupit të PD-së, Aldo Bumçi, tha dje se fushata e shpifjeve dhe trillimeve të opozitës rezultuan të pavlefshme. “Dje fushata e tyre e shpifjeve dhe dështimeve rezultoi e pavlefshme me arritjet e dukshme dhe të prekshme të maxhorancës që qeveris prej 3 vitesh. Ne falënderuam dje PS në Kuvend, por e falënderojmë edhe sot për mundësinë që na dha për të paraqitur edhe një herë para qytetareve shqiptarë jo vetëm arritjet tona, por edhe kontrastin e madh që ekziston midis filozofisë sonë politike dhe asaj të opozitës të mbërthyer në komplekset e vjetra”, tha Bumçi. Sipas tij, shqiptarët patën rastin të shohin një opozitë të lodhur, të paaftë për të trajtuar qoftë edhe një çështje të rëndësishme për vendin dhe zgjedhësit e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›